Marnhac në vizitë të paparalajmëruar në Shkup

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Xavier Bour de Marnhac, ka ndaluar pasditen e së enjtes për një një vizitë të paparalajmeruar në Shkup.
Në një takim me ministren e jashme maqedonase, Gordana Jankullovska, Marnac ka kërkuar nga ajo që Maqedonia të thjeshtëzojë procedurat e vendkalimeve kufitare, në raste të urgjencave. Marnak dhe Jankullovksa kanë diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin mes policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë. Ata kanë theksuar edhe nevojën për realizimin e patrullimit te përbashkët kufitar mes policisë kufitare kosovare dhe asaj maqedonase.
Në këtë drejtim, ministrja Jankuloska ka theksuar se kufiri duhet të jetë i sigurtë dhe i mbyllur ndaj krimit dhe kriminelëve, por në të njëjtën kohë, është shprehur ajo, më me rëndësi është që kufiri të jetë i hapur prë qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave. Në këtë takim, i cili është realizuar pa praninë e mediave, siç informon ministria e brendshme, Ministrja Gordana Jankullovka ka vlerësuar pozitivisht bashkëpunimin e deritanishëm me EULEX-in dhe me Policinë e Kosovës.