Greqia e gatshme për të bashkëpunuar me Turqinë
"Është paradoksale që Greqia dhe Turqia të jenë të pranishme përkrah njëra-tjetrës në misione të NATO-s në Afganistan dhe në Somali dhe të mos bashkëpunojnë, duhet ta zgjidhim këtë problem, por thelbi i problemit është mosnjohja nga Turqia e një vendi të BE-së si Qiproja", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Grigoris Delavenkuras.
Rasmussen ka njoftuar se "në Afganistan, NATO-ja nuk mund të arrijë marrëveshje për të mbështetur policinë e BE-së" dhe "në Bririn e Afrikës, NATO-ja dhe BE-ja zhvillojnë misione detare në të njëjtin rajon kundër piratëve, por nuk kemi marrëveshje për të vepruar diku ose si ta mbështesim njëri-tjetrin".
"Këto janë vetëm dy shembuj që tregojnë se këto probleme janë përtej Greqisë dhe Turqisë. Shpresoj se do të jetë e mundur të ndiqet një rrugë më pragmatike që do t'i bëjë misionet tona më të efektshme", përfundoi ai.
Rasmusen do të takohet nesër me kryeministrin Kostas Karamanlis si dhe me ministren e Jashtme, Dora Bakojanis dhe me atë të Brendshëm, Evangelos Meimarakis, përpara se të shkojë në Ankara për një vizitë dyditore.