Kryesia e PS: Jo ndryshimeve; Blushi: nuk kandidoj
Për më shumë se pesë orë dy grupet në Kryesinë e PS kanë zhvilluar një debat mjaft të ashpër mes tyre, deri në atë pikë sa janë dëgjuar në oborrin e selisë së kësaj partie. Edi Rama dhe mbështetësit e tij në Kryesinë e PS kanë kundërshtuar pikë për pikë të gjitha propozimet dhe pretendimet e Blushit, Malajt dhe mbështetësve të tyre në Kryesinë e PS.
Debati është përqendruar te çështja e njohjes ose jo të zgjedhjeve të 28 qershorit. Edi Rama dhe mbështetësit e tij kanë deklaruar se zgjedhjet e 28 qershorit nuk do të njihen nga PS dhe se grupi parlamentar i PS nuk do të hyjë në parlament. Ndërsa Ben Blushi dhe Arben Malaj bashkë me mbështetësit e tyre në Kryesinë e PS kanë argumentuar të kundërtën duke theksuar se duhen njohur zgjedhjet dhe se mosnjohja e zgjedhjeve nga ana e Ramës ka të bëjë me tendencën e këtij të fundit për t’iu larguar përgjegjësive për humbjen.
Pas refuzimit të paketës me propozime për disa ndryshime në statutin e Partisë Socialiste, z. Blushi deklaroi para mediave se nuk do të kandidonte për kreun e PS, pasi “Rama po imponohet me shumicë kartonësh”, duke theksuar gjithashtu se tashmë nuk bëhet më fjalë për një garë, por thjesht për një votëbesim të kryetarit. “Ky është një mandat dyvjeçar. Nuk do të jem kandidat, por një votues i thjeshtë si 60 mijë anëtarët e thjeshtë të PS”, - u shpreh Blushi.
“Ne kishim vendosur që t’i propozonim Kongresit disa ndryshime që e bëjnë partinë më demokratike, më transparente, i japin më shumë fuqi forumeve dhe bazës, e decentralizojnë realisht. Kjo gjë do t’i mohet. Ne i kërkuam që Kongresit t’i lihet autonomi për të vendosur me votë, nëse i do apo jo këto ndryshime statutore. Kongresi, me sa duket, do të zhvishet nga mundësia për të vendosur me votë të lirë, nëse do apo nuk do që statuti i PS të ndryshojë me këtë rast.”
“Besoj që PS përgjithësisht po vonohet, kjo për arsye personale të Edi Ramës, i cili do të krijojë një alibi që i ka fituar zgjedhjet, që në fakt kjo nuk ka ndodhur, ne jemi në opozitë. Alibitë personale po marrin peng PS. Shpresoj që kjo alibi të mos kthehet në një psikozë alibie apo më gjerë se kaq” deklaroi Blushi.
Ndërsa pyetjes nëse do të mbështeste z. Malaj në garën për kreun e PS, deputeti Ben Blushi iu përgjigj indirekt se nuk do të votonte për Ramën. “Është shpejt për të folur. Pa dyshim, unë nuk mund të votoj për atë që i ka humbur këto zgjedhje”, tha ai.
Mjaft kritik ndaj vendimit te kryesisë ka qenë edhe kandidati për kryetar Arben Malaj, i cili akuzoi kreun Rama se nuk pranon realitetin dhe rezultatin që ka prodhuar modeli i tij i drejtimit dhe se po deformonte garën e brendshme në PS.
Zoti Malaj, është shprehur se gara është ende e hapur, pa përcaktuar nëse ai do të vazhdojë në qëndrimin e tij për të hyrë në garë me kryetarin aktual të PS, Edi Rama, për postin e kryetarit të PS.
Kur kanë mbetur edhe tre ditë nga Kongresi i Jashtëzakonshëm i socialistëve, Malaj ripërsërit kërkesën për moskandidimin e Ramës, pasi kjo, siç shprehet ai, do të kishte një kosto të madhe për vetë socialistët. Ai shpreh shqetësimin për deformimet që po bëhen nga Rama dhe mbështetësit e tij, deformime që do të dëmtojnë rëndë kredibilitetin e PS-së. "Nëse PS nuk arrin të kryejë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ajo do të humbasë shumë në opinionin publik", nënvizoi kandidati për kreun e PS-së.
Malaj thekson se moskandidimi i Ramës nuk është një kërkesë e tij personale, por një detyrim që sanksionon statuti i Partisë Socialiste për kryetarin që çon partinë në humbje.
Kryesia ka vendosur që Kongresi i 29 gushtit do të jetë i hapur për mediet gjatë prezantimit të raportit por gjatë diskutimeve në kongres do të jetë i mbyllur.
Mbledhja e Kryesisë u kërkua dje nga Ben Blushi, Arben Malaj dhe gjashtë anëtarë të tjerë të saj.