E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha kërkon rillogaritjen e treguesve makroekonomikë

Vendimi i kryeministrit vjen në kulmin e debatit të nxehtë me opozitën për gjendjen financiare publike. “Rritja ekonomike e 2008-ës ishte më e madhe nga sa ishte parashikuar, 8%. Një llogaritje e parametrave është e domosdoshme”, theksoi Berisha.

Ndërkohë, për herë të parë, të ardhurat e grumbulluara nga privatizimet gjatë dy viteve të fundit, do të trupëzohen në buxhetin e këtij viti, por me një ndryshim.

Qeveria ka anuluar skemën që e detyronte atë të çonte automatikisht gjysmën e parave të privatizimeve për shlyerje borxhi dhe mendon t’i përdorë ato për të financuar investimet dhe kompensuar rënien e të ardhurave ndaj planit.

“Ndryshon raporti i përdorimit të tyre për investime me përdorimin e tyre për shlyerjen e borxhit dhe pranohet një rritje 1% e borxhit, duke ngelur 4% në borxhin qe gjetëm ne në vitin 2005”, tha kryeministri.

Duke pranuar disa efekte të pjesshme të krizës, kryesisht të rënies së të ardhurave nga doganat, kryeministri ka dhënë argumentet e tij.

“Rënia dramatike e çmimit të naftës nga 240 ne 60 dollarë ka sjellë rënien e karburanteve. Askujt nuk i shkonte mendja se çmimi i naftës do të rrokullisej”, shtoi kreu i qeverise.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›