Greqia emeton 1.625 miliardë euro në bono thesari
Një nga masat e tjera të Greqisë për të zbutur krizën financiare që ka kapluar vendin është dhe emetimi i 1.625 miliardë euro në bono thesari me afat gjashtë mujor, me përqindje interesi 4.9%, në rënie të lehtë në krahasim me emetimin e fundit të të njëjtit lloj. Përqindja e interesit të paguar nga vendi arriti në 4.90%, në rënie fare të lehtë në krahasim me 4.95% të paguar më 13 dhjetor.
Ky emetim ndodh ndërkohë që vendi po përpiqet të mbyllë bisedimet e gjata me bankierët privatë kreditorë të vendit për të arritur fshirjen vullnetare të rreth 100 miliardë eurove nga borxhi, siç parashikohet në planin e miratuar nga zona euro në fund të tetorit.