Meidani: Presidenti me konkurs, ide absurde

Duke cituar nenet përkatëse, ai thotë se vonesat për interpretimin e Kushtetutës në këto paragrafë nuk e justifikon as juridikisht, as politikisht, idenë e hedhur këto ditë mbi organizimin e një konkursi për përcaktimin e kandidatit për President Republike.
“Megjithatë, një ide e tillë, sa absurde e naive mund të rezultojë demoralizuese e shkatërrimtare për institucionin e kryetarit të shtetit, vetë autoritetin e tij në realizimin e detyrës. Aq më tepër që për raste të tilla nuk mund të huazohen praktika e përvoja konkursi, mjaft të dobishme për pranimin, p.sh. në një fakultet arti! Në fakt, në procesin e zgjedhjes së Presidentit, ose duhen realizuar plotësisht kriteret e rregullat kushtetuese ekzistuese brenda disa procedurave parlamentare të përcaktuara, ose duhen ndërtuar e miratuar kritere e rregulla të reja për zgjedhje të tij, p.sh., nga populli, në ngjashmëri me praktikat botërore demokratike të një zgjedhjeje të tillë”, shkruan Mejdani për të përditshmet.
Ai shton se në variantet jo të drejtpërdrejta, zgjedhja e kryetarit të shtetit realizohet në Parlament (qoftë ai me një dhomë apo dy dhoma). “Në këtë rast, janë fare të mundshme e normale, por dhe domosdoshmërish transparente, negociatat fillestare midis partive politike parlamentare, prirja për një konsensus të tyre. Por, në asnjë rast nuk mund të guxohet për organizime “konkursi” me komisione dëgjimi e “provimi”. Shumë më novator është procesi amerikan, ku pjesë e domosdoshme e tij është seleksionimi paraprak i kandidatëve prej anëtarësisë së partisë apo elektoratit në disa shtete amerikane, deri në vendimmarrjen përfundimtare në konventën partiake, në nivel federal. Për këtë model ia vlen të thuhen dhe disa fjalë më shumë edhe për arsyen e thjeshtë që viti 2002 në SHBA është dhe viti i zgjedhjeve presidenciale”, shton më tej. /Start/
2012-01-11 14:26