E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, frikë për mospagimin e borxheve

Vazhdon në Greqi një situatë e rëndë financiare me aksionet në këtë vend, që kanë shënuar një rënie në masën 6%. Kjo vjen edhe si pasojë e pamundësisë së qeverisë për të paguar borxhet e saj. Bëhet fjalë për një borxh shumë të shtrenjtë për Eurozonën. Greqia kishte edhe nivelin më të lartë të borxheve në Eurozonë, në të cilën bëjnë pjesë 16 vende. Për Greqinë u shpreh dje edhe Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Zhan Klod Trishe, sipas të cilit situata në Greqi është "shumë e vështirë" dhe qeveria duhet që të merrte masa të rrepta. Ministri i Financave grek ka pohuar situatën e keqe dhe frikën gjithnjë e në rritje për mundësinë e shtetit për të paguar borxhet, e cila është rizgjuar edhe pas dështimeve financiare që po ndodhin në Dubai. Problemi financiar është majisur edhe më, pas dy ditëve të protestave që përkujtuan vrasjen e një 15-vjeçari, një vit më parë në Athinë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›