E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozi mbështet votën e zviceranëve për minaret

Nikolas Sarkozi, Presidenti i Francës, ka rindezur debatin në lidhje me emigracionin në kohët e sotme, me një paralajmërim për myslimanët që të praktikojnë fenë e tyre në mënyrë diskrete, ose të përballen me refuzimin e islamikëve të moderuar në Francë. Madje Presidenti shprehu simpati për votuesit zviceranë, që një javë më parë, në një referendum, votuan kundër ndërtimit të minareve në vendin e tyre, duke tentuar që të rindezë një debat në lidhje me identitetin kombëtar. Në një shkrim në një gazetë franceze, Sarkozi shprehej se rezultati i referendumit në Zvicër tregoi se sa e rëndësishme ishte për Francën përcaktimi i identitetit të saj. "Në vend që të dënojmë zviceranët, ne duhet që të përpiqemi që të kuptojmë se çfarë mesazhi realisht deshën të përcillnin ata përmes votës së tyre dhe çfarë ndjejnë sot shumë njerëz në Europë, përfshi Francën. Ai bëri thirrje për tolerancë dhe nënvizoi respektin e vendit të tij për të gjitha fetë, por mesazhi i tij u drejtua ndaj atyre që ishin të palumtur për të ashtuquajturin kërcënim të pranisë myslimane në vend. Nuk kanë vonuar edhe komentet e para për fjalën e Presidentit. Omenik de Vilpen, ish-kryeministër, nuk e aprovoi qëndrimin e Sarkozisë duke e quajtur fjalën e tij "brutale dhe të nxituar". Ndërsa një tjerë ish-kryeministër, Jean Pierre Raffarin, tha se debati i Sarkozisë kishte një stil pabesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›