E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, fshesë emigrantëve ilegalë

Mbi 2500 policë janë dërguar në kufijtë greko-turk për ndalimin dhe dëbimin e mijëra emigrantëve të huaj ilegalë që vërshojnë çdo ditë në territorin grek. Ky është një operacion gjigant me emrin e koduar XeniosZeus(mikpritje për të huajt). Rreth 4000 efektivë policie janë në aksion dhe 2000 polic po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në Athinë. Një prej shkaqeve kryesore të këtij operacioni janë edhe paralajmërimet që i ka berë Ankarasë dhe Athinës, ministri i Brendshëm gjerman Hans Peter Fritrih, pasi Berlini ka shprehur frikën e hyrjes së një vale të pallogaritshme emigrantësh ilegalë nga Siria nëpermjet Turqisë në Greqi,e më pas në gjithë Europën qëndrore.

Kjo çështje ka mbizotëruar edhe në disa takime të funksionarëve të lartë të BE-së, të cilët kanë diskutuar për ndihmën që duhet tu japin këtyre dy vendeve, pasi nuk janë në gjendje të kontrollojnë, sidomos në këtë periudhë përleshjesh të përgjakshme në shume qytete të Sirisë,largimin e qindramijëra qytetarëve të frikësuar nga masakrat e forcave ushtarake të presidentit Bashar Al Assad.

Sipas ministrit të Rendit Nikos Dhendias operacioni në fjalë ka për qëllim spastrimin e zonave të qendrës nga emigrantët ilegalë si dhe mbylljen hermetike të kufijve greko-turke për një valë të mundshme nga Siria. Duhet të tregojmë se Greqia nuk është një vreshtë pa zot- ka thënë ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›