E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti, Klosi: Berisha të reflektojë, LSI: opozita të mos bllokojë

Aida Malaj

Teksa na ndajnë dy ditë nga diskutimi në Kuvend i draftit për ndryshimet kushtetuese për çështjen e imunitetit të zyrtarëve, kanë vijuar retorikat mes opozitës dhe mazhorancës.

Partia Socialiste, nëpërmjet sekretarit organizativ, Blendi Klosi, i ka kërkuar sërish maxhorancës të diskutojë propozimet e saj për ndryshimet kushtetuese. Deputeti Klosi ka deklaruar se 6 gushti nuk është afat kohor i vendosur me konsensus, ndërsa e quan çështje të zgjidhur atë të imunitetit. Sipas tij Berisha duhet të reflektojë përpara se ta kthejë 6 gushtin në ditë fatkeqësie për vendin.

“PS është pro kufizimit të imuniteteve. Ajo që kërkojmë është përmbushja e kërkesave të BE, ndër të cilat është drejtësia e pavarur dhe njohja kriterit të pandëshkueshmërisë, kështu që Partia Socialiste kërkon ndryshime kushtetuese edhe për luftën kundër korrupsionit. PS i bën thirrje Sali Berishës që të diskutojë propozimet tona që garantojnë drejtësi të pavarur. Saliu është kundër se kërkon drejtësi të gjunjëzuar karshi tij”,- tha Klosi gjatë një dalje publike nga selia rozë.

Nga ana tjetër, LSI-ja pjesë e mazhorancës qeverisëse i ka bërë thirrje sërish opozitës të votojë pro draftit për heqjen e imuniteteve. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, ka kërkuar që opozita të heqë dorë nga qëndrimet bllokuese dhe të kontribuojnë në integrimin e vendit në BE.

Të lëmë mënjanë qëndrimet bllokuese të fokusohemi tek detyra, që është vota pro heqjes së imunitetit. Data 6 gusht jo referencë force e egoizmi e udhëhequr nga interesa partiake. Duhet të demonstrojmë vullnet real. Më datë 6 gusht socialistët nuk duhet të bllokojnë, duhet të kontribuojnë për tju përgjigjur interesave europiane të shqiptarëve,- u shpreh Rama.

4 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Imuniteti, Klosi: Berisha të reflektojë, LSI: opozita të mos bllokojë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›