Bërzhitë, i zë poshtë masivi i dheut, 2 viktima
TIRANE - Dy persona kane humbur jeten, pasi duke punuar i ka zene poshte nje masiv dheu. Ngjarja ndodhi ne oret e mbremjes ne fshatin Lugë të komunës Berzhitë, në Tiranë.
Sipas te dhenave te para te policise mesohet se viktimat jane identifikuar si shtetasit Kujtim Cakrri 45 vjeç dhe Islam Lika 50 vjeç.
Ata mesohet se po punonin për hapjen e një kanali të thellë, kur jane zene poshte nga nje masiv dheu.
Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e saj.