E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia garanton mbeshtetje te plote per integrimin evropian te Shqiperise

19-09-2010 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha pret Sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Jashtme greke ambasadorin Zepos

Kryeministri Sali Berisha priti dje ne nje takim Sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Puneve te Jashtme te Greqise ambasadorin Yannis-Alexios Zepos.
Ne takim ishte i pranishem edhe ambasadori grek ne Shqiperi Nikolas Pazios.
Pasi i uroi perzemersisht mireseardhjen Kryeministri Berisha e falenderoi ambasadorin Zepos per ndihmen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe Greqia i ka dhene Shqiperise ne vecanti per integrimin ne Bashkimin Europian dhe te gjitha proceset e lidhura me te.
Ambasadori Zepos e falenderoi kryeministri Berisha per pritjen e perzemert dhe i percolli pershendetjet me te perzemerta te Kryeministrit grek Papandreu.
Ambasadori Zepos i rishprehu kryeministrit Berisha qendrimin e qeverise greke ne mbeshtetje te plote te integrimit sa me te shpejte te Shqiperise ne BE. Greqia u shpreh ai mbeshtet fuqishem heqjen sa me shpejt te vizave per qytetaret shqiptare e cila do te mundesoje levizjen e tyre te lire ne hapesiren evropiane si te barabarte me qytetaret e tjere te BE-se. Ne jemi shume te lumtur per marredhenien e ngushte qe ekziston midis dy vendeve dhe ndjenjat e miqesise qe ruajne te dy popujt fqinj e miq.
Ne takim u vleresuan Axhenda e Selanikut si platforma me e shkelqyer e solide per integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE. Kryeministri Berisha shfrytezoi rastin per ti percjelle edhe nje here Kryeministrit Papandreu mirenjohjen per iniciativen e tij per pershpejtimin e procesit te integrimit te Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor duke percaktuar vitin 2014 si vit perfundimtar i ketij procesi.
Me tej Sekretari i Pergjithshem i MPJ-se greke i beri me dije Kryeministrit Berisha per shqetesimin qe ka shkaktuar ngjarja tragjike e vrasjes se te riut Aristotel Guma ne rrethet politike greke si nje akt individesh te frymezuar nga ndjenja nacionaliste.
Duke e denuar kete si nje akt barbar Kryeministri Berisha i rikonfirmoi ambasadorit Zepos qendrimin e palekundur te qeverise shqiptare per arritjen ne Shqiperi te standardeve me te larta te mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe minoriteteve. Ne kete kontekst Kryeministri Berisha e garantoi ambasadorin Zepos se akte te izoluara nuk perfaqesojne ndjenjat e miqesise dhe te vleresimit qe qytetaret shqiptare kombi shqiptar ruan ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmes qe Greqia i ka dhene Shqiperise ne vazhdimesi. Gjithashtu ambasadori Zepos i shprehu Kryeministrit Berisha edhe nje here shqetesimin e qeverise greke per marreveshjen e ujerave territoriale duke e vleresuar kete si nje marreveshje shume te mire e rigoroze dhe se pala greke shpreson qe edhe per kete ceshtje te arrihet ne nje zgjidhje sa me te shpejte. Ne fund te takimit te dy palet rikonfirmuan angazhimin e te dy qeverive dhe vendeve per te konsoliduar dhe thelluar bashkepunimin ne te gjitha fushat ne dobi te interesit me te mire te te dy vendeve e popujve miq si dhe vazhdimin e mbeshtetjes te qeverise greke dhe vendit fqinj per integrimin sa me te shpejte te Shqiperise ne Bashkimin Europian.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›