Ati i Shenjte takon familjaret e viktimave te abuzimit seksual prej prifterinjve
Papa ne katedralen e Uestminsterit flet per dhimbjen dhe turpin qe ka ardhur nga shkandulli i abuzimeve seksuale me femijet. Takime ne Abacine e Westminster-it si dhe me perfaqesues te shoqatave rinore
Dne diten e trete te vizites apostolike te Papes Benedikti XVI ne Mbreterine e Bashkuar e para zyrtare e nje pape ne kete vend te rendesishme ishin fjalet e Atit te Shenjte per prifterinjte pedofile qe jane pasqyruar ne te gjitha mediat boterore por sidomos Mesha ne katedralen e Uestminsterit paradite dhe mbremja e lutjes ne Hajd Park para lumnimit te kardinalit Xhon Henri Njuman nje nga arsyet e udhetimit te Papes ne vendin anglosakson. Takime te tjera te dites qene ai me kryeministrin David Kamerun me zv.kryeministrin Nik Kleg me kryetaren e opozites Harriet Harman dhe me te moshuarit ne Rezidencen e Shen Pjetrit mbajtur nga Motrat e Vogla te te Varferve.
Dhimbje pervuajteri rinovim keto jane ndjenjat e shprehura dje nga Papa gjate Meshes ne katedralen e Uestminsterit ne Londer ku foli edhe per abuzimet me te miturit brenda Kishes Katolike. Benedikti XVI ia kushtoi homeline vuajtjes njerezore qe gjen shelbim ne vdekjen e ngjalljen e Krishtit. Me pas pershendeti te rinjte e dioqezave te ndryshme angleze si edhe besimtaret e Uellsit qe nuk munden ta takonin Papen ne token e tyre. Ne kremtim ishin te pranishem edhe primati anglikan Rouan Uiliams dhe ish-kryeministri britanik Toni Bler. Ne frymen e motos se udhetimit Zemra i flet zemres Benedikti XVI iu drejtua te gjithe atyre qe vuajne u foli zemrave te atyre qe i bashkojne sakrificat e tyre me ato te Hyjit. Para se gjithash Papa permendi vuajtjet e jashtezakonshme te shkaktuara nga abuzimi me femijet sidomos nga ana e anetareve te Kishes U shpreh sidomos dhimbjen time te thelle viktimave te pafajshme me shpresen qe fuqia e hirit te Krishtit flijimi i tij i pajtimit tu sjelle sherimin e plageve te thella e paqen ne jeten e tyre.
E akoma me pas Me ju pranoj e ndjej turpin e peruljen qe te gjithe kemi vuajtur per shkak te ketyre mekatevehellipJu ftoj tia ofroni Zotit me besim qe ky ndeshkim te ndihmoje ne sherimin e viktimave ne pastrimin e Kishes e ne riperteritjen e detyres se saj shekullore te formimit e te kujdesit per te rinjte. Shpreh mirenjohjen - tha Papa - per perpjekjet qe jane bere per ta perballuar kete problem me ndergjegje e te gjitheve u kerkoj te tregojne zell e kujdes te madh per viktimat dhe solidaritet ndaj meshtareve te paster. Vuajtjet tejet te medha qe prifterinjte pedofile u kane shkaktuar viktimave te tyre bejne pjese ne sprovat e mundimet qe ndeshim ne jeten e Kishes e nder to jane edhe ato te martireve te cdo kohe. E ketu Papa citoi mes te tjerash edhe ata vellezer e motra ne mbare boten qe ende sot vuajne e pesojne diskriminime e persekutime per shkak te fese se tyre te krishtere.
Benedikti XVI foli gjate homelise edhe per rolin e domosdoshem te laikeve katolike ne cuarjen perpara te misionit te Kishes permes perpjekjeve per te sherbyer e per te qene tharm i Ungjillit ne shoqeri. Papa kujtoi thirrjen e Koncilit te II te Vatikanit drejtuar besimtareve laike Sa nevoje te madhe ka shoqeria bashkekohore per kete deshmi te laikeve Sa shume nevoje kemi ne Kishe e ne shoqeri per deshmitare te bukurise se shenjterimit per deshmitare te shkelqimit te se vertetes per deshmitare te gezimit e te lirise qe lindin nga marredheniet e gjalla me Krishtin. Sipas Atit te Shenjte nje nder sfidat me te medha qe sot duhet te perballojme eshte si te flasim ne menyre bindese per urtine e fuqine clirimtare te Fjales se Zotit ne nje bote qe teper shpesh e shikon Ungjillin si kufizim te lirise njerezore ne vend qe ta shikoje si te vertete qe i cliron mendjet dhe shndrit perpjekjet per te jetuar ne menyre te mencur e te mire si individe dhe si anetare te shoqerise.
Takim mallengjyes i Papes me disa nga viktimat e abuzimeve te anetareve te klerit/Dje pasdite ne nunciaturen apostolike te Londres Papa u takua me nje grup personash viktima te abuzimeve seksuale nga ana e klerit. Benedikti XVI ndash referon ne nje komunikate Salla e Shtypit te Vatikanit - u mallengjye duke degjuar historite e viktimave dhe shprehur dhimbje te thelle e turp per vuajtjet e tyre e te familjeve. Ati i Shenjte u lut me ta dhe siguroi se Kisha. Ndersa vazhdon te marre masa per mbrojtjen e te rinjve po ben ceshte e mundur per te verifikuar akuzat per te bashkepunuar me autoritetet civile e per tia dorezuar drejtesise meshtaret e rregulltaret qe jane perlyer me keto krime te renda. Si ne raste te tjera u lut qe te gjitha viktimat e abuzimeve te sherohen shpirterisht e te pajtohen me Zotin te kapercejne ankthin e kaluar e te tanishem me qetesi e shprese ne te ardhmen. Me pas Benedikti XVI u takua me nje grup profesionistesh e vullnetaresh qe merren me mbrojtjen e femijeve e te rinjve ne ambientet shkollore.
Mbi Abacine e Westminster-it/Abacia e Uestminsterit emri i plote i se ciles eshte Kisha Kolegjiale e Shen Pjetrit ne Uestminster eshte sot anglikane seli tradicionale e kurorezimeve dhe e varrosjes se monarkeve britanike qe nga viti 1066. Ka gjasa te jete ndertuar ne shekullin VIII si kishe e Shen Pjetrit. Ne vitin 960 kthehet ne kuvend benedektin. Fale donacioneve te mbretit Edgar e sidomos te mbretit Eduardi II Rrefyestari i varrosur ne kishe dhe i shpallur shenjt ne vitin 1161 abacia zgjerohet dhe lulezon deri ne vitin 1534 kur Akti i Supremacise i Henrikut VIII sanksionon ndarjen e Kishes angleze nga ajo katolike. Si rrjedhim kuvendet katolike shkrihen dhe pronat e tyre konfiskohen. Abacia behet katedrale anglikane e dioqezes se Uestminsterit pastaj katedralja e dyte e dioqezes se Londres por edhe sot mbetet nen juridiksionin e drejtperdrejte te sovraneve britanike. Abacia 156x34 m tavani 34 m i larte ka nje navate qendrore gotike qe eshte me e gjata ne Britanine e Madhe. Ne navaten e djathte nje pllake mbi dysheme per nder te themeluesit te skautizmit Robert Baden-Pauell i cili vdiq ne vitin 1941. Gjate navates qendrore sapo hyn ne Abaci gjendet varri i Ushtarit te Panjohur dhe nje pllake qe kujton Ser Uinston Curcill. Brenda kishes ndodhen varret e shume personazheve historike nder te cilet disa shenjtore. Ne Kendin e Poeteve varret ose pllakat perkujtimore te Shekspirit Dikensit Kiplingut etj.. Pas elterit kryesor mbi te cilin duket madheshtor nje mozaik me Darken e Mbrame gjenden Kapelat mbreterore. Kryesorja i kushtohet Henrikut VII dhe ka tre navata. Brenda kishes ruhet froni i mbretit Eduard ku ulen sovranet gjate kurorezimit akt qe behet ketu qe nga Krishtlindja e vitit 1066 date e kurorezimit te Guljelmit Konkuistator. Ne Abaci gjenden edhe dy shkolla ajo e Uestminsterit themeluar nga benedektinet ne vitin 1179 dhe shkolla e Korit te Abacise se Uestminsterit.
Pershendetja e Benediktit XVI per te rinjte zemra juaj eshte per te dashur/Ne mbarim te Meshes kremtuar ne Katedralen e Uestminsterit Papa Benedikti XVI takoi dhe bekoi te rinjte qe ishin mbledhur para kishes e u kujtoi se edhe pse sot eshte veshtire te duash me ndihmen e Krishtit duhet te duam cdo dite. Ne emer te te rinjve te te gjitha dioqezave britanike te pranishme ne shesh Atin e Shenjte e pershendeti nje i ri zezak Pascal Uche zgjedhur per kete detyre permes Facebook-ut.
Papa u tregoi te rinjve shembullin e Nene Terezes se Kalkutes Misionares se madhe te Dashurise e cila na kujtonte - tha Benedikti XVI - si ta dhurojme dashurine dashurine e paster e bujare qe eshte fryt i nje vendimi te perditshem.
Cdo dite duhet te zgjedhim te duam e ky synim kerkon ndihme ate ndihme qe vjen nga Krishti e nga lutja nga urtia qe gjendet ne fjalet e Tij e nga hiri qe Ai na dhuron ne sakramentet e KisheshellipJu kerkoj - u tha ne perfundim te rinjve Papa - te shikoni brenda zemres cdo dite per te gjetur burimet e cdo dashurie te vertete.