E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier hap dyert shkolla serbe. Ambasadori Zaric Do hapim edhe te tjera

FIER - Integrimi i Shqiperise nenkupton edhe hapjen e shkollave per pakicat. Keshtu u shpreh ambasadori serb Miroeljub Zaric teksa ndodhej ne fshatin e Rrethlibofshes ku dje u zhvillua dita e pare e mesimit ne gjuhen serbe. Duke u kapur si te gjithe te huajt ne integrimin qe pretendon vendi yne Zaric ta se Shqiperia duhet te regjistroje shembuj te tille.

Ne fshatin Rrethlibofshe prej vitit 1924 eshte vendosur nje komunitet i gjere serbesh femijet e te cileve dje ishin mbledhur perpara godines ku qe nga e shtuna do te mesojne gjuhen amtare. Ata kane thene se ndjekin shkollen 9-vjecare dhe te mesme te bashkuar ne Libofshe ndersa shume prej tyre entuziaste per hapjen e shkolles serbe jane shprehur se arsimin e larte do ta vijojne ne Serbi. Madje edhe punesimin shpresojne ta realizojne atje. Teksa i pyet lidhur me vendimin e vazhdimit te kesaj shkolle femijet shprehen njezeri se e kane marre vete si nje detyrim familjar pasi ne shtepite dhe miqesite e tyre flitet vetem serbisht.

Zilja e pare ka rene ne oren 1000 dhe pas hyrjes se femijeve ne shkolle ka qene ambasadori serb Miroeljub Zaric ai qe ka pershendetur i pari serbet e vegjel. Pasi u ka uruar suksese ambasadori Zaric nuk ka ngurruar te jape edhe leksionin e pare ate te mesimit te alfabetit. Ne derrase ai ka shkruar shkronjen e pare te alfabetit A. Duke qeshur Zaric e ka komentuar shkronjen e pare me shprehjen A si Albania.

Bashke me ambasadorin ne kete dite te pare te shkolles serbe eshte prezantuar edhe stafi pedagogjik. Zoran Hajkoja eshte mesuesi i gjuhes serbe. Ai ka udhetuar nga Shkodra per te dhene mesim ne Rrethlibofshe. Hajkoja pohon se e ka vitin e trete qe jep mesim per gjuhen serbe. Mesuesi ka shpjeguar se do te perdore nje metodike e cila ne Serbi perdoret nga te huajt. Sipas tij kjo metodike eshte zgjedhur pasi eshte metodika me e lehte nderkohe qe ne te ardhmen programi do te jete edhe me i avancuar. Tek te gjitha bankat ndodheshin libra ne gjuhen serbe. Me to jane pajisur pothuaj te gjithe nxenesit. Edhe ne raftet e klases si dhe bazen materiale te vendosur ne mure dallohen germat sllave.

Nderkohe asnje nga titullaret e arsimit ne rreth nuk ka qene i pranishem gjate perurimit te kryer te shtunen ne Rrethlibofshe. Vetem kryetari i komunes Nikolla Zaka dhe drejtoresha e shkolles Libofshe kane pershendetur kete nisme te komunitetit serb ne zone. Duke thene disa fjale serbisht kryekomunari ka perqafuar ambasadorin i cili nga ana e tij tha se Shqiperia qe pretendon integrimin duhet te regjistroje shembuj te tille te respektimit te te drejtave te pakicave.

Pyetjes se a do te lejohen shkolla shqip ne territoret serbe ku jetojne shqiptare ambasadori Zaric iu pergjigj se ashtu sic edhe konstatoi ne viziten e fundit qe kreu ne Serbi zevendeskryeminsitri dhe ish-ministri i Jashtem Ilir Meta ne si shtet kemi lejuar dhe do te vijojme te lejojme shkolla per mesimin e shqipes. Me nje shqipe te vleresueshme ambasadori Zaric ka permendur edhe zonat serbe ku eshte lejuar nje fakt i tille. Teksa ka premtuar investim per nje shkolle te re ambasadori tha se mjafton qe u hodh hapi i pare. Te tjera investime do te kryhen ne nje te ardhme te afet. Ne shumicen e kohes ambasadori foli shqip. I shoqeruar nga nje staf i gjere Zaric ka vizituar edhe ndertimin e themeleve te para per nje godine te re shkollore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›