Greqia kërcënohet nga zgjedhjet e parakohshme

Kryeministri i Greqisë, Antonis Samaras, do të mbajë bisedime urgjente me partnerët e koalicionit, pas krizës politike që ka shkaktuar vendimi i qeverisë për mbylljen e televizionit shtetëror "ERT". Antarët konservatorë të koalicionit u shprehën të indinjuar nga vendimi i beftë për mbylljen e televizionit, gjatë javës së shkuar dhe kanë kërcënuar me daljen nga qeveria.
Samaras argumentoi vendimin e tij duke fajësuar televizionin për korrupsion dhe shpërdorim të fondeve publike, në një kohë kur vendi përballet me vështirësi të mëdha për të paguar borxhet e tij.
Aktualisht, Gjykata e Apelit është duke avancuar me një çështje, e cila do të shpallë përfundimisht mbylljen si të ligjshme apo jo, transmeton TCH.
"ERT" nuk transmeton më asnjë program dhe në frekuencat ku dikur ishte sinjali i Televizionit Publik Grek, tashmë shfaqet vetëm lajmërimi "nuk ka kanal".
Nëse asnjë marrëveshje nuk do të arrihet për të ardhmen e "ERT"-së, Greqia mund të zhytet në një krizë të re politike dhe nevojën për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme, një mundësi që do të dëmtonte rëndë shpresat europiane për rikuperim ekonomik.