E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vapë në Mal të Zi

Duke filluar nga sot, e deri në fund të javës, pritet që Mali i Zi të “goditet” nga një valë tropikale. Temperaturat maksimale të ditës pritet që në këtë periudhë të shkojnë deri në 38 gradë Celsius, njoftoi Enti Hidrometeorologjik i Malit të Zi.

Sot në Podgoricë u shënuan 36 gradë, ndërkohë që nesër pritet që, në kryeqytetin malazez zhiva në termometër të arrijë në 37 gradë. Temperaturat kaq të larta në Mal të Zi nuk janë të pazakonshme për këtë periudhë të vitit. Enti Hidrometeorologjik i Malit të Zi njoftoi se, temperaturat do të rriten përditë, dhe se një rënie e lehtë e tyre mund të pritet tek në fund të javës, dhe atë kryesisht në veri të vendit. Mjekët këshillojnë që banorë dhe mysafirët të kenë kujdes gjatë këtyre ditëve, gjegjësisht që t’i shmangen qëndrimit përjashta nga ora 11 deri në 17, të konsumojnë mjaft lëngje dhe ushqime të lehta. Ndryshe, dita më e nxehtë e regjistruar në Mal të Zi ka qenë 24 gushti i vitit 2007, kur temperatura e regjistruar në Podgoricë ka qenë 44.2 gradë Celsius.  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›