Protestat në Turqi, Erdogan: Përdorim ushtrinë

Tensionet në Turqi vazhdojnë të përshkallëzohen në javën e tretë të protestave kombëtare, ndërsa kryeministri Erdogan kërcënoi me përdorimin e ushtrisë, për të shtypur revoltat e konsideruara prej tij si të jashtëligjshme.
Që prej së hënës, sindikatat më të mëdha turke kanë shpallur një grevë të përgjithshme, ndërsa me dhjetëra mijëra manifestues janë rikthyer në qendër të Stambollit e Ankarasë, për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Manifestimet e nisura në fund të majit kundër urbanizimit të një parku në Stamboll, tashmë kanë marrë ngjyrime të qarta politike, ndërsa Erdogan është nën presion të shtuar brenda dhe jashtë vendit.
Këto protesta janë të paligjshme, ndaj duhet të përfundojnë. Shteti ka ende policinë, nëse nuk do të mjaftojë kemi xhandarmërinë dhe nëse ende nuk do të mjaftojë, edhe forcat e armatosura.
Megjithatë, Kryeministri ka ndërmend që të vazhdojë të rezistojë, ndërsa theksoi se autoritetet do të përgjigjen edhe me trupa ushtarake, nëse do të jetë nevoja.
"Këto protesta janë të paligjshme, ndaj duhet të përfundojnë. Shteti ka ende policinë, nëse nuk do të mjaftojë kemi xhandarmërinë dhe nëse ende nuk do të mjaftojë, edhe forcat e armatosura", deklaroi zëvendëskryeministri Bulent Arinc.
Nga ana e tij, në një deklaratë publike gjatë së hënës, vetë kryeministri Erdogan iu përgjigj thirrjeve të Parlamentit Europian për demokratizimin e vendit duke thënë se "Turqia nuk është një vend anëtar dhe si e tillë, ne nuk e njohim Parlamentin Europian".
Ndërkohë, mediat ndërkombëtare nënvizuan se protestat gjatë së hënës morrën një masivizim të paprecedent që prej fillimit të tyre, kjo edhe falë bashkimit në tubim të dy grupeve sindakale më të mëdhaja në Turqi.
Sipas mediave turke, të paktën 500 persona janë ndaluar gjatë përballjeve të dhunshme me policinë