Greqia kërkon aplikimin e shpejtë të planit të shpëtimit
ATHINË- Athina kërkon aplikimin e plotë të planit të shpëtimit për Greqinë, theksoi ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos në një letër dërguar krerëve evropianë pas polemikave të ngritura nga garancitë e kërkuara nga disa vende kontribuese.
Letra i’u dërgua dje ministrave të Finanacave të zonës euro dhe drejtuesit të tyre Jean-Claude Juncker, komisionerit evropian të Çështjeve Ekonomike, Olli Rehn dhe presidentit të Bankës Qendrore Evropiane Jean-Claude Trichet.
"Qëndrimi themelor i Greqisë është zbatimi i plotë dhe i menjëhershëm i vendimeve të marra në samitin e zonës euro më 21 korrik, të cilat nuk i përkasin vetëm Greqisë, por më gjerësisht, kapacitetit dhe aftësisë së zonës euro për menaxhimin e kësaj faze të krizës ekonomike ndërkombëtare'',- theksoi Venizelos.
Sipas ministrit të financave greke, problemi i Greqisë është kryesiht politik dhe duhet të verpohet në mënyrë të tillë që tu dërgohen mesazhe pozitive tregjeve ndërkombëtare.
''Është e lehtë gjetja e zgjidhjeve teknike, me kusht që kredibiliteti dhe efikasiteti i programit të jenë të prekshme. Problemi është kryesisht politik dhe duhet të menaxhohet në mënyrë që t'i përcjellim mesazhe të qarta dhe pozitive tregjeve ndërkombëtare dhe ndërmarrjeve evropiane'', theksoi ministri grek.
(e.m/AFP/BalkanWeb)