Kacin: BE kërkon që të vendoset dialog me Kosovën, jo njohjen
BEOGRAD- Raportuesi i Serbisë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka thënë se askush nuk kërkon nga Serbia që ta njohë Kosovën si kusht për të hyrë në BE, dhe sipas tij këto zëra janë spekulime .
Koha Ditore raporton se sipas zyrtarit serb nga Beogradi kërkohet që të arrijë rezultate konkrete nga dialogu me Prishtinën, duke përfshirë problemin e vulave, në mënyrë që të largohen barrierat tregtare në mes dy vendeve.
“Nga Serbia askush s’po kërkon që ta njohë Kosovën, në mënyrë që të fitojë statusin e kandidatit të BE-së. Nga Beogradi po kërkohet që të zbatojë detyrat, dhe të ketë përparime në dialogun me Prishtinën”,- ka thënë Kacin për mediat vendase.
Ai vlerëson se njohja e Kosovës si kusht për BE, është gënjeshtër dhe askush nuk e deklaron një gjë të tillë në Bruksel. “Është kundër produktive të deklarohesh në diçka që BE-ja nuk merret më të”,- ka thënë mes tjerash Kacin.
/e.m/BalkanWeb)