Bogdani: Rama festoi pushtimin e FRESSH nga 99-shat dhe MJAFT-stët
Deklaratat e deputetit të PD, Gerti Bogdani
Dje zoti Edi Rama festoi për mbi dy orë rresht me një shfaqje sa portokalli e sa tragjikomedi, pushtimin e FRESSH-it nga 99-shat dhe Mjaft-i i tij. Rama dhe sozia i tij 99-ësh, në portokallin e tyre me një lumë fjalësh, gjer në kakofoni, në tekstet e tyre bajate, sipas një skenari të regjisorit Filip Cakulli, shpifën, trilluan e mashtruan për të përbaltur: mësuesin, shkollën, universitetet, studentët, mjekët, infermierët dhe për çdo gjë tjetër të mirë në vendin e tyre. Por të varfër në ide e mendime, sigurisht që vetëm nihilizmi dhe trillimi mbeten alternativa të tyre. Z. Rama e nisi vitin e ri duke mashtruar shqiptarët se Spiro Koleka nuk ishte daja i tij paçka se i gjithë bregu ia di atij lidhjet e gjakut, nip e dajë, madje dhe historinë 27 vjeçare mace - lepur të dajove të tij. Dje ai sërish faktoi se është gati ta mohojë si dajën e tij, por jo të mohojë taksën progresive të Kolekës së tij. Në parodinë prej dy orësh u përdorën nga z. Rama me mijëra fjalë e terma, në tërësi të renditura pa kuptim, por tre fjalë nuk u shqipëruan asnjëherë të vetme. Përkundrazi ato ishin përjashtuar me vendim të posaçëm nga fjalori i djeshëm i Ramës dhe 99-ave të tij. Dhe këto ishin fjalët integrim, Europë, dhe e mallkuara fjala pallate. Zoti Rama dhe 99-shat e tij festuan dje shëndrrimin e FRESSH në 99-sha si arkitektë dhe muratorë të murit të bllokimit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo ishte dhurata e vitit të Ri që Rama me 99-ëshat e tij i bënë FRESSH-it dhe trashigimnisë së tij pro-europiane. Kjo ishte dhurata që Rama e neo-bllokmenët e tij i bënë shqiptarëve për vitin 2013. Muri i bllokimit të statusit të vendit kandidat e nxori edhe para të rinjve, por dhe mbarë shqiptarëve me lakuriq se të gjitha fotot e tij nudo të shpërndara në mbarë botën. Muri i bllokimit të integrimit në BE që z. Rama dhe neo-bllokmenët e tij i ngrinë dje në gojë oratorve të Cakullit, fjalët Europë dhe Integrim, sa herë që ato vinin në mendjen e tyre. Por dje regjisori i portokallisë Filip Cakulli ndaloi aktorët e skeçit tragjikomik të përdornin edhe fjalën pallat madje, për pak sa nuk folën për Tiranën e kasolleve të demokracisë. Fjala pallate kurrsesi nuk duhej perdorë mbasi gjuha do të shkonte aty ku dhemb dhëmbi dhe pikërisht tek pallati i Linda Bashes, i ndërtuar në shesh lulishteje, midis pallatesh, në kundërshtim të hapur me nenin 62 të urbanistikes. Me dy leje ndërtimi që mbajnë firmën e burrit të saj Edi Rama dhe për më tepër tragji-komedi në vete, si një investim prej një milion dollarësh nga një pensionist dhe një i vetëpunësuar.
...