Kaltrina Selimi këngë me Etnon

Këngëtarja e njohur Kaltrina Selimi ka realizuar një këngë me grupin Etnon (Etno Engjujt), bashkëpunim të cilin do ta kemi rastin të dëgjojmë shumë shpejt.
Indeksonline merr vesh se kënga, e shoqëruar me kilp titullohet “Pikë në jetë” dhe do të publikohet në fund të muajit qershor ndërkaq pritet të jetë një hit veror.
Incizimet e këngës kanë përfunduar gjatë ditës së djeshme dhe shumë shpejt fansat do të kenë në duar këtë projekt të ri muzikor.
Hitet e fundit të Kaltrinës janë pëlqyer nga fansat besnikë të saj. Ajo madje me këngën, “Gjithmonë me ty” ishte e nominuar në tri kategori në VideoFestin e sivjetmë që u mbajt ditë më parë.
Mbresëlënëse ishte atë natë paraqitje e saj. Këngëtorja pati veshur një fustan të bardhë të dizajnuar nga kreatorja Dona Matoshi.
Kaltirna është shprehur e lumtur për pjesëmarrjen e saj në ‘SVFM 2013’ pavarësisht se nuk ka fituar çmimin. Ajo ka shprehur falënderimin për fansat që e përkrahin gjatë tërë kohës./M.K/Indeksonline/