E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia mbështet zgjidhjen politike në Qipro

Greqia mbështet me të gjithë forcën e saj bisedimet mes liderëve të dy komuniteteve në Qipro në një përpjekje për të arritur një zgjidhje politike, tha ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojani në një intervistë me televizionin turk.Bakojani e cilësoi faktin që dy liderët kanë filluar bisedimet si "shumë të rëndësishëm" dhe shprehu besimin se bisedimet do të rezultonin me një plan, "që ne do ta quajmë plani i Qipros".
Ajo shtoi se zbatimi i Protokollit të Ankarasë përbën një angazhim për Turqinë, duke vërejtur në të njëjtën kohë se hapja e porteve turke dhe aeroporteve për Qipron është një kusht paraprak i vendosur nga Bashkimi Evropian.Ajo e bëri të qartë se BE këmbëngul në këtë qëndrim.Duke vërejtur se shtetet anëtare të BE-së, përfshi edhe Qipron, kanë të njëjtat të drejta, ajo vijoi se vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare të BE-së gjykohen mbi bazën e kritereve dhe kushteve të vendosura nga BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›