E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo arrin marrëveshje për detajet e kontratës

Tabloidi britanik "The Daily Mail" njofton se ylli portugez Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje me Real Madridin sa i përket detajeve të kontratës personale të tij. Më herët pati pengesa në arritjen e kësaj marrëveshje për shkak të të drejtave të imazhit të lojtarit, ndërsa agjenti i portugezit Jorge Mendes dëshironte të nxirrte 60% të fitimeve në favor të klientit të tij.Edhe pse nuk është bërë e ditur përqindja që do të fitojë Reali dhe përqindja që do të fitojë Ronaldo nga reklamat, mësohet se marrëveshja është arritur dhe tani pritet vetëm transferimi zyrtar i Cristiano Ronaldos te Real Madridi, për të cilin Mbretërit do të paguajnë 94 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›