E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia miraton MSA-në për Shqipërinë

Miratohet me shumicë votash Marëveshja e Stabilizim Asocimit e Shqipërisë me Bashkimin Europian nga ana e parlamentit grek.Pro MSA së Shqipërisë me BE ishin 274 deputetë, abstenuan 13 dhe kundra votuan 10 deputetët e partisë LAOS.I pranishëm në parlamentin grek gjatë votimit ishte edhe ambasadori i Shqipërisë atje Vili Minarolli. Greqia është vendi i fundit që ratifikon MSA-në e Shqipërisë me BE.Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli fill pas miratimit i dërgoi një mesazh falenderimi homologut grek Dimitris Sioufas.Ndërsa diskutohej MSA-ja e Shqipërisë me BE-në nga deputetët grekë, perpara godinës së parlamentit në Athinë po zhvillohej nje proteste nga disa persona qe thonin se ishin banorë të Nivicës dhe që kundërshtonin ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Marëveshja e stabilizim asocimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian tashmë është ratifikuar nga të gjitha vendet e BE-së. Hapi tjetër mbetet kërkesa për të qenë vend kandidat në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›