E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Shqipëria, konsensus të plotë politik në çështjet e jashtme

Presidenti Bamir Topi në një mbledhje me trupin diplomatik të huaj të akredituar në Tiranë ka vlerësaur rolin e diplomatëve të huaj në realizimin e objektivave të Shqipërisë. Topi vlerësoi se viti që kaloi ka pasur shumë zhvillime të rëndësishme që kanë çuar në përmirësimin e pozitës së Shqiqërisë dhe arritjen e objektivave dhe qëllimeve të saj. "Shqipëria si një asnjë vend tjetër përbën rast të veçantë të konsensusit politik sa i përket çështjeve të jashtëme", u shpreh Topi. Sipas tij qëndrimi ndaj NATO-s e BE-së ka bashkuar jo vetëm politikën dhe gjithë shqiptarët. Në fjalën e tij presidenti nuk la pa përmendur edhe ndikimin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Ballkan. "Kosova fitoi pavrasëinë duke ndryshuar konfigurimin e Ballkanit dhe krijimin e kushteve të favorshme për rajonin tonë. Ne do të jemi gjithmonë krah Kosovës deri në njohjen e plotë të saj", vazhdoi ai. Topi falenderoi "Të gjithë ato vende që mbështetetn dhe inkurajuan Shqipërinë në samitin e NATO-së dhe shpresoj që ratifikimi i NATO-s të mbarojë sa më shpejt".Topi e konsideroi 2009-ën vit të rëndësishëm pasi Shqipëria do përpiqet që të aplikojë për vendin e statusit kandidat në BE, po ashtu sfidë mbetet edhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme". Në fund të fjalës së tij Topi deklaroi se "Dekretova 28-qershorin si datë zgjedhje që duhet të shënojë për politikën fundin e tranzicionit dhe të ndikojë tek media në paraqitjen sa më reale të tyre".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›