E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dosjet",në fuqi pa dekretin e Topit

Ligji i dosjeve ka hyrë në fuqi. Ligji nuk mori dekretimin e Presidentit të Republikës, Bamir Tipi. Kreu i shtetit nuk e ka dekretuar ligjin që ngjalli shumë debate dhe u kundërshtua fort nga opozita dhe nga ndërkombëtarët e akredituar në Tiranë. Topi vendosi të mos shprehet, pra të mos hedhë firmën mbi dekret duke lejuar kështu që ligji të hyjë në fuqi. Ligji i dosjeve i mbështetur vetëm nga të djathtët u shoqërua me polemika dhe kritika të forta të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar sipas të cilëve ai ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore.Ditët e fundit presidenti ka pritur në takim shoqatat e të përndjekurve të cilat i kanë kërkuar ta dekretojë ligjin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›