Greqia ne greve. Mbyllen bankat e transporti

Oraret e trenave u anulluan, bankat publike dhe shërbimet komunale u mbyllën në mbarë Greqinë, ndërsa punëtorët e firmave shtetërore për tu privatizuar lanë vendet e punës për të protestuar. Greqia ka nxjerrë në shitje të paktën 10 kompani shtetërore përfshirë këtu kompanitë që menaxhojnë furnizimin me ujë, energji si dhe shërbimet e telekomunikacionit, portet, banka dhe aeroporte.
Bashkimi Evropian dhe FMN shtuan presionin mbi vendin e përfshirë nga kriza ekonomike për të kryer privatizime në shkallë të gjerë për të reduktuar në një farë mase borxhit të saj. Bashkimi Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar janë duke përgatitur një paketë të dytë për shpëtimin e Greqisë që shpresohet të garantojë qëndryueshmëri të financave të athinës zyrtare.
Sindikatat kryesore publike dhe private u bashkuan me protestën punonjësve të kompanive që do të privatizohen ndërsa bënë thirrje për një grevë të përgjithshme për 15 qershor.
Ndërkohë për gati dy javë sheshi para parlamentit në Athinë vlon nga protestat e natës sipas modelit spanjoll. Protestuesit të njëjtë kanë ngritur një kamp në sheshin kryesor “Sintagma” mbushur me parulla dhe mesazhe që bëjnë thirrje për ndryshim të politikave ekonomike.