Digjen magazinat ne Vlore demi arrin ne 1 milion euro

Një milion euro shkon dëmi i shkaktuar nga djegia e magazinave të një kompanie tregtimi elektroshtëpiakesh në qytetin e Vlorës. Mendohet se shkëndija elektrike ka qenë shkaku i përhapjes me shpejtësi të vatrave të zjarrit në të gjithë katin e dytë të ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 4 automjete të shërbimit zjarrfikës të cilët e kanë patur tepër të vështirë fikjen e zjarrit. Godina dykatëshe ndodhet te ish magazinat e vjetra pranë rrugës transballkanike.