Jashte funksionit 5 parqe arkeologjike keqmanaxhohen

Në Shqipëri ekzistojnë 7 parqe të shpallur arkeologjik, por vetëm Butrinti dhe Apollonia funksionojnë si të tillë në mënyrë të mirëfilltë. Të paktën ky është mendimi i profesorit të njohur italian të arkeologjisë, Sebastiano Tusa. Tusa i ka kushtuar një studim të detajuar strukturës dhe menaxhimit të parqeve arkeologjike shqiptare. Specialisti italian i cilëson si probleme të papranueshme mbivendosjen e disa strukturave brenda një parku dhe zhvillimin e gërmimeve arkeologjike të caktuara.
“Parqet arkeologjike po vuajnë nga mbivendosja e kompetencave. Kjo situatë po krijon konfuzion, konflikte dhe humbje kohe e burimesh. Ka edhe paqartësi mbi gërmimet arkeologjike dhe kërkimin shkencor. Vihet re një situatë e pazakontë në marrëdhëniet mes misioneve shqiptare apo të huaja dhe drejtorive të parqeve”-thotë Tusa.
Prania e mbeturinave theksohen gjithashtu në studim si një luftë e humbur e strukturave manaxhuese.
“Megjithëse janë bërë shumë përpjekje nga personeli i parkut, prania e plehrave në vende të ndryshme është ende një problem në zonën kufitare pranë fshatarve. Ky zakon i keq nuk mund të zgjidhet pa një përmirësim të përgjithshëm të nivelit edukues të njerëzve, por do të minimizohej në rast se do të vendoseshin më shumë dhe situata do të kontrollohej periodikisht”-thekson ai.
Tusa shkruan se konservimi dhe restaurimi mbetet si një nga pikat më të dobëta në zonat historike arkeologjike. Ndërkohë drejtori i trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës, Olsi Lafe i pranon vërejtjet dhe sugjerimet e profesorit italian, por thotë se monumentet përballen me probleme të tilla në të gjitha vendet e Europës.
“Eksperti italian nuk është se ka thënë diçka të panjohur për studiuesit shqiptarë. Ka bashkëpunuar ngushtë me të gjithë ekspertët shiqptarë. Është një realitet i pranuar. Vetëm në anën tjetër të Adriatikut, në Pompei hidhen 32 mln euro në vit, dhe ka dëmtim të vazhdueshëm të monumenteve brenda qytetit, që është pasuri botërore e UNESCO-s. Dua të them se është i pashmangshëm dëmtimi i një monumenti që vjen nga shekujt-thotë Lafe.
7 parqet Arkeologjike të shpallura nga qeveria vitet e fundit janë Butrinti, Apolonia, Bylysi, Antigonea, Orikumi, Amantia dhe Shkodra.
Aurela Papadhima