Greqia në grevë. Mbyllen doganat për 3 orë
Për pasojë, në doganat kryesore në kufi me Greqinë, si në Kakavijë, Kapshticë dhe Tre urat, doganierët e palës greke nuk kanë kryer asnjë veprim gjatë 3 orëve të para të mëngjesit.
TIRANE- Sikundër ishte paralajmëruar edhe një javë më parë doganierët grekë zhvilluan sot në mëngjes një greve tre orëshe në të gjitha pikat doganore të rajonit të Greqisë veriperëndimore, duke ndërprerë punën nga ora 7.00-10.00 të paradites. Për pasojë, në doganat kryesore në kufi me Greqinë, si në Kakavijë, Kapshticë dhe Tre urat, doganierët e palës greke nuk kanë kryer asnjë veprim gjatë 3 orëve të para të mëngjesit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi subjektet tregtare dhe qytetarët të marrin në konsideratë këtë fakt dhe te shmangin kalimin e tyre ose të mallrave. Një grevë e tillë u zhvillua edhe me datë 14 prill.
(s.g/BalkanWeb)