Hetimi ndaj biznesmenit Fazliç, në gjyq më 4 maj
Biznesmeni kundërshton zgjatjen e afateve të hetimit me argumentimin se, hetimet ndaj tij po zvarriten pa asnjë shkak dhe jashtë çdo afati të arsyeshëm, të parashikuar nga ligji.
TIRANE-Tri ditë para se të shënohet fundi i hetimeve për Damir Fazliç, serbo-boshnjakun e dyshuar për pastrim parash në Shqipëri, gjykata e Tiranës ka vendosur të marrë në shqyrtim ankesën e tij. Biznesmeni kundërshton zgjatjen e afateve të hetimit me argumentimin se, hetimet ndaj tij po zvarriten pa asnjë shkak dhe jashtë çdo afati të arsyeshëm, të parashikuar nga ligji. Gjyqtari Gjin Gjoni do t'i dëgjojë pretendimet e mikut të familjes së kryeministrit Sali Berisha, gjatë një seance gjyqësore të caktuar për t'u zhvilluar më datë 4 maj 2009. Afatet e hetimeve për Fazliç u zgjatën nga prokuroria për shkak të vonesave të zbatimit të letërporosive. Në fakt, gjithë fati i dosjes varet nga informacionet që pritet të vijnë nga Bosnja, Qiproja, Anglia dhe Zvicra. Prokuroria shqiptare ka kërkuar nga autoritetet e këtyre vendeve informacion për kompanitë që Fazliç zotëron atje, si dhe llogaritë bankare. Hetimet ndaj biznesmenit nisën shtatë muaj më parë, pas dyshimeve se kishte bërë pastrim parash në Shqipëri. Prokuroria i sekuestroi të gjitha pronat e Fazliç, të cilat u liruan me vendim të gjykatës së Tiranës e më pas asaj të Apelit.
(s.g/BalkanWeb)