E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ne krize - Elita politike e paafte te marre ne duar fatin e vendit

Qeverise se socialistit Jorgos Papandreu me shumicen e tij parlamentare qe po rrudhet me ngadale por me siguri po i shteron forca ne nje moment kritik. Athina do te falimentoje ne korrik ne qofte se deri atehere nuk do te merren vendime konkrete per mbylljen e boshllekut te hapur ne buxhetin e ketij viti prej 64 miliarde eurosh. Pa keto vendime Greqia nuk do te marre kredite e planifikuara nderkombetare. Ne kete moment Papandreu u mundua te beje me te miren per te terhequr me vete se paku partine me te madhe opozitare Nea Dimokratia te konservatorit Antonis Samaras. Pa nje koalicion qeveritar me partine e dyte per nga madhesia PASOK-u qeverises as nuk do te realizoje dot privatizimet e domosdoshme dhe as do te frenoje evazionin e shfrenuar fiskal.

Madje edhe heqjen dore nga posti i kryeministrit duhet ta kete propozuar dje Papandreu ne telefonatat e tij te perseritura me Samaras. Nga kjo nuk u be gje. Udheheqesi i opozites e interpretoi oferten si doreheqje te Papandreut dhe kerkoi nje rinegociim te marreveshjeve per kredite e arritura me BE BQE dhe FMN me qellim qe ai te marre pjese ne nje qeveri te unitetit kombetar pa Papandreun si kryeminister kuptohet. Papandreut iu desh te terhiqej dhe shpalli ristrukturimin e qeverise se tij te PASOK-ut dhe nje votim te mevonshem besimi ne parlament.

Prandaj tema dominante e bisedave te shumta televizive mbreme 15.06 ne televizionin grek ishte ne se Papandreu po luante me oferten e tij te koalicionit apo jo dhe ne se ai me qeverine e tij te ristrukturuar mund te mbledhe perseri rreth vetes PASOK-un. Ne fakt ceshtja nese PASOK-u apo Nea Dimokratia ka idete me te mira per shkurtimet apo te ardhurat shtese per 64 miliarde eurot qe mungojne u margjinalizua. Dhe keshtu greket perndryshe shume te ndjeshem ne ceshtjen e sovranitetit kombetar nuk kuptojne fare se perseri vendimet kryesore per vendin e tyre merren diku tjeter. Pikerisht neser ne 17.6. ne Berlin ne takimin e kancelares gjermane Angela Merkel me presidentin francez Nicolas Sarkozy. Athina nuk arrin ta ndertoje me pergjegjesi te ardhmen e saj.

Autor Spiros Moskovou

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›