Deshton konsensusi politik ne Greqi - Vendi ne krize financiare dhe politike

Kryeministri Papandreu nuk dha me ne fund doreheqjen dhe qeveria e shpetimit kombetar e shfaqur si nisme e tij pas takimit te jashtezakonshem me presidentin e vendit Papulias mbeti vetem ne planet e tij disaoreshe. Pas gjashte ore perpjekjesh me kreret e opozites duke deshmuar ne thelb dobesine e kabinetit te tij per te vazhduar mandatin qeveritar pas 20 muajsh ne timonin e vendit ne mesazhin e tij televiziv drejtuar kombit ofroi si rrugedalje nga ngerci politik reformimin e zgjeruar te qeverise se tij dhe votebesimin ne parlament.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zemerimi i qytetareve - mijera greke protestuan ne sheshin Syntagma ndaj masave kursyese te qeverise.Le te marrim persiper pergjegjesite ndaj vendit. Une do te vazhdoj ne te njejten rruge theksoi Papandreu. Ai akuzoi opoziten e djathte dhe kreun e saj Andonis Samaras per loje marketingu politik dhe i faturoi opozites deshtimin e perpjekjes per krijimin e qeverise se shpetimit kombetar.
Opozita Zgjedhjet e parakohshme e vetmja rrugedalje nga kriza politike
Kryeministri nuk pranoi propozimin e vetem konsensual qe mund te nxirrte vendin nga qorrsokaku dhe te bashkoje popullin grek ishte pergjigja e Samaras. Ai i cilesoi qesharake pretendimet e kryeministrit per loje marketingu dhe shprehu keqardhjen e tij qe me kabinetin e ri do te ndryshojne figurat por politika qeveritare e memorandumit qe rrenoi vendin do te mbetet e njejte.
Kreu i se djathtes tregoi si te vetmen rrugedalje zgjedhjet e parakohshme. Ne te njejte linje ishin edhe dy partite e tjera te spektrit te djathte qe folen per loje shantazhesh te dy partive kryesore te alternuara ne pushtet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Grevat rendojne edhe me tej ekonomine greke ne gjendje te rende.
I vetmi opcion demokracie eshte shpallja e zgjedhjeve e vetmja perspektive shpetimi eshte ndryshimi i raporteve disfata e partive te memorandumit dhe krijimi nje aleance te majte deklaroi kreu i partise se majte Sinaspismos Aleksis Cipras qe perpjekjet per krijimin e nje qeverie te pranueshme nga te gjithe e kishte cilesuar qysh ne fillimdevijim demokratik pasi nuk do te kishte legjitimitetin e votes se popullit.
Vendi humbet nje shans historik
Nga zhvillimi i djeshem partite opozitare dhe bashke me to dhe tregjet dhe troika mund te ndjehen te zhgenjyera se humbi nje shans historik per konsensus kombetar ne momente kritike per vendin. Por edhe qytetaret e sidomos protestuesit ne sheshin Sintagma qe kerkojne largimin e qeverise dhe shfuqizimin e memorandumit me troiken mbeten te zhgenjyer.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Analisti grek Babis Agrollampos.
Njerezit shoqeria greke ndiejne se kane rene brenda nje labirinti ku e ndjek borxhi dhe se rrugedalja e vetme qe mund te ishin zgjedhjet me qellim qe te dale nje qeveri e re me mandat te rinovuar popullor humbi ne radhe te pare per faj te qeverise. Tani se si do te ctensionohet situata brenda kesaj tenxhereje me presion asnje nuk mund ta parashikoje - shprehet analisti grek Babis Agrollambos. Ai ndan te njejtin opinion me shume kolege te tjere te tij per strategji personale dhe menaxhim akrobatik te nje konjukture tejet te veshtire politike nga ana e kryeministrit Papandreu qe befasoi madje edhe bashkepunetoret e tij te ngushte me nismen e tij.
Reformimi gjere i qeverise karta e fundit e Papandreut
Nisma e kryeministrit Papandreu per ndarjen e pushtetit me opoziten megjithe shumicen parlamentare konsiderohet pa precedent ne historine parlamentare te Greqise. Por pas deshtimit te iniciatives me e rendesishmja tani eshte se si kryeministri do te mund te ndryshoje klimen ne favor te tij dhe te kaperceje pengesen e radhes aprovimin e programit afatmesem ne fund te muajit vetem me voten e deputeteve te shumices.
b Kyesorja eshte nese qeveria do te mund te fitoje disa pike ne menyre qe te mund te kaloje ne nje kurs me aktiv ndaj partnereve dhe kreditoreve per nje program me te lehte per shoqerine greke - thote analisti Babis Agrollambos. Ai vlereson se Papandreu eshte duke luajtur karten e tij te fundit para shpalljes se zgjedhjeve te parakohshme qe do te shenojne dhe ndeshkimin demokratik te sistemit te korruptuar politik. Ne keto momente ai qe tregohet i dobet eshte kryeministri dhe sistemi politik qe nuk ka nje plan dhe nuk kupton menyren se si do te nxjerre vendin nga pripecia perfundon analisti grek.
Autor Niko Anagnosti / Athine
Redaktoi E. Xhani