E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, në pritje të raportit të Trojkës

Ndërsa raporti i trojkës për reformën e shkurtimeve në Greqi duhej të ishte bërë publik, duke vendosur kështu dhe fatet e shtetit Helen, duket se përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë marrë një javë kohë për të reflektuar pas bisedimeve në Athinë.
 

Vendimi është konfirmuar dhe nga deklarata për shtyp e zëdhënësit të komisarit për çështjet ekonomike dhe monetare Oli Rehn.
 

Sipas tij periudha një javore nuk duhet të shihet si një ndërlikim në bisedimet e nisura në fillim të muajit me Athinën për të verifikuar aktualizimin e programit të rimëkëmbjes të vendosur nga BE dhe FMN.
 

Edhe pse nuk ka një kalendar të përcaktuar është ende në fuqi fjala e presidentit të Eurogrupit Zhan Klod Junker, sipas të cilit përfundimet e trojkës duhet të bëhen publike në muajin tetor.
 

Por raportet të tjera flasin se nuk do të ketë një publikim pa përfunduar zgjedhjet presidenciale në SHBA. Agjensia e lajmeve Reuters thotë se Uashingtoni I trembet një raporti negative për Greqinë.
 

Qeveria greke ka premtuar se sapo të arrihet marrëveshja do të bëjë një dekret të përbërë nga një artikull i vetëm dhe se ai do të aprovohet menjëherë në parlament brenda javës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›