E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia njeh Kosovën?Athina: Paqja në Ballkan, prioritet

ATHINE- Pas njoftimit të disa medieve serbe se Greqia do ta njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës, Athina zyrtare u deklarua sa i përket mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, por pa e përmendur mundësinë e njohjes.

Në një komunikatë për media të Ministrisë së Jashtme greke, thuhet se Greqia është e gatshme të mbështesë çdo iniciativë që i kontribuon procesit të arritjes së një marrëveshjeje për stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Qëndrimi i Greqisë është i njohur, dhe ka të bëjë me atë se ruajtja e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkan është prioriteti ynë kryesor”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu theksohet se Greqia ka nisur konsultimet me partnerët evropianë dhe palët e tjera të interesuara që më pas të marrë një vendim rreth Kosovës.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›