E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti, këtë javëtemperaturat bien me 5 gradë

TIRANE- Ikën i nxehti afrikan. Të paktën për disa ditë, pasi sinoptikanët paralajmërojnë se ai do të kthehet sërish në fillim të gushtit. Pas një jave kur zhiva e termometrit u ngjit gati çdo ditë në vlerat 40 gradë celcius, sinoptikanët japin lajme të mira.

Sipas meteorologëve, dita e djeshme ishte e fundit ku termometri shënoi vlera kaq të larta, ndërsa duke filluar që nga dita e sotme e përgjatë gjithë javës së fundit të muajit korrik ato do të ulen ndjeshëm me 5 gradë celcius. Sinoptikanët sqarojnë se kjo ulje e vlerave të temperaturave do të prekë të gjithë rajonin e Mesdheut, përfshi këtu edhe Shqipërinë, ku vlerat maksimale te temperaturave nuk do t'i kalojnë te 30 gradët.

Por ata që i kanë prenotuar pushimet në muajin gusht të mos mërziten, pasi sinoptikanët kanë paralajmëruar sërish një rritje të temperaturave në fillim të muajit gusht.
(GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›