Ligjshmëria e Pavarësisë dhe vajtimi serb
Ylber LILI
Vendimi sublim i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rrëzoi të gjitha parashikimet dhe aludimet serbe, apo hipotezat e ngritura paraprakisht duke rikonfirmuar legjitimitetin e Pavarësisë dhe të drejtën shtetformuese të Kosovës. ç'është e vërteta për vetë natyrën , profilin dhe filozofinë e GJND-së, rrallëkush ka pritur që vendimi i djeshëm të ishte kaq konçiz në favor të Kosovës - frymës të së drejtës ndërkombëtare. Them kështu ngaqë pritshmëria e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtare ishte neutraliteti.
Por, roli kyç i SHBA-ve dhe aleatëve të saj, profesionalizmi i gjykatës-faktet dhe argumentet e vendosura në peshore "farmaceutike", shuan çdo ëndërr imagjinare për anulimin e vendimit të pavarësisë së Kosovës. Kumti ishte i qartë: Pavarësia e Kosovës është e ligjshme, legjitime, legale që bën të mundur zgjerimin e "mushkërisë" si rezultat i njohjeve të reja që do të pasojnë. Në fakt, menjëherë pas vendimit vendet skeptike, përfshirë edhe ato që në formë të prerë nuk e kanë njohur Pavarësisë e Kosovës e shkrinë akullin. Bie fjala, Spanja ka dhënë shenja se asgjë nuk është e pamundur, pra as njohja e Pavarësisë së Kosovës. Në këtë kuptim, pas vendimit të GJND, natyrshëm pritet vala e njohjeve nga e shtete që u përkasin kontinenteve të ndryshme. Ky është sinjal pozitiv dhe tejet i rëndësishëm, ngaqë duke iu referuar diplomacisë amerikane, britanike dhe asaj gjermane, aksioni i tyre është zgjerimi i rrethit të njohjeve të Kosovës nga shtetet e tjera. E thënë ndryshe, ata në mënyrë të përshpejtuar duan ta "nusërojnë" Kosovën dhe bekimin e 97- 100 shteteve që i sigurojnë shtetit më të ri në botë "liçencën" e OKB-së. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, Gjermania, publikisht duke ftuar të gjitha vendet që të njohin Pavarësinë. Ne u bëjmë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një hap të tillë", ka thënë Klinton. Ndërkaq, Ministri i Jashtëm britanik Uilijam Hejg ka deklaruar se "Kosova funksionon si shtet i pavarur dy vjet e gjysmë. Inkurajojmë të gjitha vendet që të njohin Pavarësinë e Kosovës. Në mënyrë po kaq të drejpërdrejt është shprehur edhe Ministri i Jashtëm gjerman, i cili jo pa qëllim zgjodhi Qipron për të dhënë mesazhin e qartë: Pavarësia e Kosovës është unik dhe nuk krijon precentë të tjerë në vendet problematike. Natyrisht, ky mesazh është sinjal i qartë edhe për Greqinë (anëtare e BE-së) që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës me pretekstin e Qipros. Duhet theksuar se për të ardhur deri në këtë pikë, situatë ka qenë herë komplekse e shoqëruar me makth të përgjithshëm. Të gjithë jemi dëshmitarë se situata para vendimit të GJND-së ngjallte konfuzion, makth dhe një lloj pesimizmi të veshur me entuziazëm të shtirur. Për hir të së vërtetës, serbët ishin kujdesur deri në detaje për të përsosur propagandën e tyre tipike gebelsiane. Si rezultat i kësaj propagande, ata besonin verbërisht se vendimi i GJND do të ishte pozitiv në favor të tyre. Por, orteku i drejtësisë rrafshoi shumëçka që ishte përgatitur nga ana e diplomacisë serbe. Në këtë kontekst e gjithë rrjedha e ngjarjeve që rezultoi me vendimin tashmë të njohur të GJND, "çarmatosi ushtarët" e doktrinës së Millosheviçit, sikundër krijoi një atmosferë qesharake edhe për kishën serbe, e cila si gjithherë bekon çdo projekt që bie ndesh me principet e konventave ndërkombëtare. Në rastin konkret, marrë së bashku, politikanët, zyrtarët, diplomatët, nacionalistët, apo prijës të kishës serbe, u ngushëlluan nga kambanat e vajtimit. Por, përtej asaj që u kumtua nga GJND dhe u interpretua nga politikanë e burrështetas, shtrohet pyetja: Cilët ishin faktorët që aksionin diplomatik, projektin destabilizues serb të sponzorizuar nga Rusia e shndërruan në letër pa vlerë? Përtej qëndrimit korrekt dhe absolutisht profesional të GJND-së, duhet potencuar fort se paraprakisht SHBA-të ndezën prozhektorët, duke ndriçuar situatën komplekse dhe zgjidhur ngërçin. Duke marrë parasysh qëndrimin pa ekuivoke të zyrtarëve më të lartë të Shtëpisë së Bardhë, duke marrë në konsideratë deklaratën pa dorashka diplomatike të z.Biden, SHBA-të i paraprinë fenomenit, duke shtuar shpresat se drejtësia ndërkombëtare do të triumfojë. Me pak fjalë edhe këtë radhë SHBA-të dhe aleatët perëndimorë ishin dhe mbeten më meritorët për Pavarësinë e Kosovës dhe ligjshmërinë e saj. Jo vetëm kaq. Ata, si gjithherë çmontuan ingranazhet e tendencave hegjemoniste sllave në Ballkan.
Nëse e analizojmë më thellë, megjithëse përpjekjet e Rusisë ishin maksimaliste për të anuluar Pavarësinë e Kosovës, ndonëse Moska i kishte mprehur "shpatat" për të ricikluar rolin e saj në Ballkan, realiteti flet katërcipërisht në disfavor të saj. Në këto kushte Rusia, për të rikthyer rolin saj në Ballkan, apo për t'i anuluar rezultatet pas shpërbërjes së Jugosllavisë, duhet të presë që SHBA-të të dobësohen jashtë mase, sikundër NATO të humbë kuptimin e ekzistimit të saj. Ky makth nuk do të ndodhë, të paktën në këtë shekull. Kjo vlen edhe për ndonjë shtet (Turqinë që së fundmi ka shfaqur nostalgjira perandorake). Në këtë pikë, askush nuk duhet të ketë dilema. Gjithsesi, për t'iu rikthyer edhe njëherë ngjarjes, e cila zuri vendin qendror në të gjitha kancelaritë ndërkombëtare, pyetja që lind vetvetiu është: cilat mund të jenë manovrat e radhës së Serbisë dhe nga ana tjetër, cilat duhet të jenë prioritetet e Kosovës një ditë pas vendimit të GJND-së.
Duke marrë në konsideratë logjikën primitiviste të Beogradit zyrtar, ata edhe pas vendimit të GJND-së do të vazhdojnë me kursin e njëjtë të politikës agresive për të destabilizuar Kosovën dhe Rajonin. Sikundër përmes retorikës, politika serbe do t'i mëshojë propagandës vajtuese duke e paraqitur veten si viktimë e teorive të konspiracionit.
Kam përshtypjen se vaji i serbëve mund të zgjasë pafundësisht, ngaqë faktori ndërkombëtar nuk ua lejon ambicien të kafshojnë majtas-djathtas. Ndalesa e kafshimit u shkakton frustracione kolektive.
Pra, tadiçët, jeremiçet apo fantazmat e tjera të Millosheviçit, mund të zyrtarizojnë projektin e tyre për të rrokur veriun e Mitrovicës, apo tezën për shkëmbin territoresh, ata mund të ndezin vatra krize në Bosnjë, duke përdorur serbët e Bosnjes si mish për top, por këto tendenca kafshuese, sipas të gjitha gjasave do të mbeten në kuadër të përrallës së pasuksesshme. Për pasojë, serbët do të vazhdojnë të vajtojnë. Duke ngushëlluar serbët për humbjen e betejës në fushën e të drejtën ndërkombëtare dhe duke i inkurajuar që ta shohim Kosovën si shtet fqinj, interesi ynë kombëtar, por edhe rajonal, është pranimi i Kosovës në OKB dhe integrimi i saj në strukturat euro-atlantike. Për të mbërritur në pistat respektive, duhet dëshmuar pjekuri shtetërore. Lidershipi politik duhet të përmbushë standardet, që të dëshmojë se shqiptarët janë më përgjegjës se popujt përreth, të dëshmojnë se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, apo së fundmi vendimi i GJND, ishte i drejtë dhe më i frytshëm se kudo tjetër, të vendosë shtetin ligjor, të luftojë krimin, korrupsionin, dhe t'u garantojë minoriteteve të drejta maksimale etj. Njëherë e përgjithmonë të kuptohet se faktori ndërkombëtar nuk është naiv, nëse nuk i kuptojmë mesazhet e tyre dhe shpërdorojmë besimin dhe ndihmesën e dhënë, automatikisht aktivizohet ndëshkimi. Pra tashmë është koha të kuptojmë se të tjerët kanë bërë maksimumin për NE, tashmë gjithçka varet se çfarë do të bëjmë NE për veten tonë.