E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia përgatitet për zgjedhje të parakohshme parlamentar

Gazeta pohon se kryeministri grek dhe lideri i partisë konservative ''Demokracia e Re'', Kostas Karamanlis "i ka hedhur dorashkën" kryetarit të partisë opozitare Lëvizja Socialiste Mbarëgreke (PASOK), Jorgos Papandreu me ofertën për marrëveshje për rizgjedhjen e shefit aktual të shtetit, Karolos Papulias në zgjedhjet presidenciale në mars të vitit të ardhshëm.

Oferta e Karamanlisit ka ardhur pas akuzave të gjykatësit, Dhimitris Cacos për llogari të PASOK-ut, se partia ka për qëllim ta bllokojë zgjedhjen e shefit të shtetit që të provokojë zgjedhje të parakohshme.

PASOK-u nuk i hodhi poshtë akuza të tilla, por përsëriti se mendon se një qeveri e re është e nevojshme.

Sipas gazetës, për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, Karamanlis është pajtuar për rizgjedhjen e Papuliasit, i cili vjen nga radhët e PASOK-ut, por Papandreu insiston në zgjedhjen e njëkohshme të një presidenti dhe të një parlamenti të ri.

''Partitë e tjera opozitare njoftuan se nuk do ta votonin rizgjedhjen e Papuliasit dhe, nëse Karamanlisi nuk e bind Papandreun për një marrëveshje, atëhere zgjedhjet e parakohshme do të jenë të pashmangshme'', thotë "Avriani".

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›