Berisha pret në një takim Ramush Haradinajn
Haradinaj i shprehu Kryeministrit Berisha urimet më të përzemërta për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, si dhe e përgëzoi atë për frymën dhe standardet që karakterizuan këto zgjedhjet, një zhvillim ky shumë i rëndësishëm për vendin.
Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Haradinaj për urimin dhe vlerësimet që ai dha lidhur me rëndësinë e fitores së Partisë Demokratike në këto zgjedhje, si dhe për formimin e koalicionit të ri qeverisës. Gjatë takimit, Kryeministri Berisha e njohu zotin Haradinaj me tematikën kryesore të programit të qeverisjes së ardhshme drejt Shqipërisë evropiane.
Në këtë takim u diskutua gjerësisht edhe mbi zhvillimet në të dyja vendet, si dhe për rrugët e zgjerimit dhe të intensifikimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha nivelet.