Greqia paralizohet nga grevat
Trenat kanë mbetur në stacion, kurse spitalet punojnë vetëm me personelin e emergjencase, në kohën kur punëtorët grek kanë nis grevën , në një protestë kundër qeverisë e cila planifikon të largojnë nga puna mijëra të punësuar në sektorin publik.
Athina duhet të reformoj sistemin e saj civil, dhe të ul numrin e të punësuarve, në mënyrë që të pranojë më shumë fonde nga BE-ja, por planet e saja të fundit, kanë shkaktuar një tronditje mes grekëve, ku shifrat e papunësisë kanë shkuar në 27%.
Marshi një javor i punëtorëve komunal pritet të kulmoj sot me një protestë në kryeqytet paraParlamentit.
“Ne do të vazhdojmë të luftojmë betejën për t’i dhënë fund këtyre politikave, që po çojnë ekonominë drejt një recesioni edhe më të madh”, theksohej në një deklaratë të dy sindidkatave më të mëdha në vend. Fluturimet brenda dhe jashtë Athinës do të jenë të ndërprera për katër orë gjatë ditës, në shenjë solidariteti me protestën.
Transporti publik në kryeqytetin grek po ashtu do të preket gjatë ditës. Edhe trenat nuk funksionojnë, kurse shërbimet komunale janë mbyllur. Javën e kaluar, BE dhe FMN miratuan një kredi prej 6,8 miliardë euro për Greqinë, me kushtin që vendi të vazhdojë reformat dhe shkurtimin e mijëra vendeve të punës në sektorin civil.
Pushimi nga puna i punonjësve qeveritarë po e çon Greqinë drejt një krize të re. Vendi ka aktualisht një qeveri koalicioni me pozita jo të forta, dhe qe ka mbetur prapa me realizimin e reformave. Huadhënësit ranë dakord t’i japin Greqisë një ndihmë prej rreth 9 miliardë dollarësh, me kusht që Athina të shkurtojë 15 mijë vende pune deri në fund të viti 2014.