E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë,sot seanca e radhës për rastin Kleçka

Sot në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, do të vazhdojë rigjykimi i Fatmir Limajt dhe nëntë ish-bashkëluftëtarëve të tij në rastin Kleçka. Nëpërmjet videolinkut pritet të dëshmojnë arkeologia e forenzikës, Sesilia Kropa dhe patologu Marek Gasior.

Avokati i Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se këta dy ekspertë nuk kanë çfarë të deklarojnë për Fatmir Limajn më shumë sesa në gjykimin e kaluar, ku Limaj ishte shpallur i pafajshëm. Në raport me Fatmir Limajn, dëshmia e këtyre dy ekspertëve nuk mund të ndryshojë për shkak se ata janë marrë me gjendjen faktike në terren, ka thënë Gashi.

Në këtë kontekst, Gashi ka thënë se sot mund edhe të përfundojë marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe në shtator të përfundojë i tërë procesi gjyqësor kundër Limajt dhe të tjerëve.

Nëse këta dy dëshmitarë e përfundojnë dëshminë e tyre nëpërmjet videolinkut, atëherë kjo do të jetë seanca e fundit para shtatorit, kur pritet vazhdimi dhe përfundimi i këtij rigjykimi. Dhe nëse eventualisht është e nevojshme edhe një ditë për tu marrë në pyetje këta dëshmitarë, atëherë do të vazhdohet më 18 korrik, ka deklaruar Gashi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›