Greqia paralizohetnga greva, miratohetreforma e pensioneve
ATHINE- Një grevë e re e përgjithshme 24 orëshe, e 7-ta që nga fillimi i krizës, paralizon sot tërë Greqinë në shenjë proteste kundër reformës së pensioneve. Reforma u miratua mbrëmë nga Parlamenti vetëm me votat e maxhorancës socialiste dhe dy votat e kandidatëve të pavarur.
Reforma, e cila mori 159 vota pro ndaj 137 kundër, për tu kthyer në ligj duhet të përballet sot në një tjetër betejë në asamble, ku pr/Ligji do të diskutohet nen për nen.
Grekët, shumica e të cilëve, sipas sondazheve, janë pesimistë mbi rezultatet e krizës, janë zgjuar sot në mes të një terri informativ për shkak të grevës 24 orëshe në të cilën janë përfshirë dhe gazetarët.
Gati i paralizuar totalisht është dhe transporti ajror, detar e tokësor, si ai hekurudhor dhe ai urban.
Janë mbyllur gjithashtu dhe spitalet ( përvec rasteve emergjente), zyrat publike, doganat, gjykatat, bankat.
Në këtë grevë pritet të marrin pjesë të gjithë punonjësit në përpjekje për të ndalur reformat të cilat sindikatat i kanë përkufizuar si një “sulm barbar” ndaj jetës së tyre.
Në grevë, për 4 orë do të përfshihen dhe kontrollorët e avionëve, nga ora 10.00- 14.00, si dhe sindikata e transportit detar
Kryeministri Jorgo Papandreu, pak para votimit të pr/ligjit premtoi publikisht se do të përmriësonte kushtet e pensionistëve kur “situata ta mundësonte”. Por, nënvizoi kryeministri, për momentin shkurtimet dhe reforma e pensioneve është e pashmangshme për të shpëtuar vendin dhe për ta cuar atë drejt shërimit.
(s.g/ANSA/BalkanWeb)