E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ndahet” ciftiToni Bler në KosovëCherry në Tiranë

TIRANE- Ish kryeministri Britanik Toni Bler dhe bashkëshortja e tij kanë nisur sot udhëtimin drejt Ballkanit. E ndërsa ish kryeministri do të ndalet në Prishtinë të Kosovës, bashkëshortja e tij Chery Bler ka mbërritur sot paradite në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Vizita e saj bëhet pas një ftese private nga “ Taci Oil grup”.

Presidenti i grupit Rezart Taci ka deklaruar për NEWS24 se Chery Bler e njohur në Angli jo vetëm si avokate e shkëlqyer por edhe për rolin e fondacionit te saj për gratë dhe vajzat në të gjithë botën, dot ë takohet me një përfaqësi të grave dhe vajzave të grupit Taci Oilarmo për të ballafaquar eksperiencat e tyre në një sektor të vështirë sic është ajo e industrisë së naftës. Temë diskutimi do jetë dhe roli i gruas në shoqërinë shqiptare.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›