Greqia përfundon me sukses bisedimet me FMN e BE
ATHINË- Greqia merr përgjigje pozitive nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja për kursin e saj të kursimeve, duke hapur kështu rrugën për mbështetjen e re financiare prej 12 miliardë eurosh.
Ministria e Financave në Athinë tha se inspektorët kishin vënë rë progres në planin e mesëm buxhetor të Greqisë. Kështu bisedimet mes Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe FMN-së konkluduan pozitive, thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie.
Më parë agjencitë e lajmeve kishin raportuar, se qeveria greke do ta ashpërsojë kursin shumë të diskutueshëm të kursimit në vend, për të marrë ndihma të tjera financiare të shteteve të euros dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Programi i ri i kursimeve kap një vëllim prej 6,4 miliardë eurosh. Vlerësimi pozitiv i ekspertëve të BE-së, të Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së konsiderohet si parakusht për pagesën e kredive të mëtejshme për vendin e kërcënuar nga falimentimi.
(e.m/DW/BalkanWeb)