‘Guri i paqes” nga Hiroshima mbërrin në Shqipëri
TIRANË- Shoqata “Guri për paqe” dhuroi për Shqipërinë gurin origjinal nga Hiroshima e Japonisë, duke e shtuar vendin tonë në 108 shtetet që e kanë atë në shenjë paqeje.
Ceremoninë e dhurimit të “Gurit të Paqes” u zhvillua paraditen e sotme në Atriumin e Muzeut Historik Kombëtar, ku do vendoset ky gur, në praninë të Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryeministrit të Hungarisë,Viktor Orban.
Kryetari i Shoqatës “Guri për Paqe”,Michico Umemoto, gjatë ceremonisë tha se lidhjet mes vendeve që kanë gurin e paqes do të zgjerohen edhe më tej. “Gjatë gdhëndjes së figurave të zotëve budiste në gur njerëzit e Hiroshimës menduan se do të ishte për të mirën e njerëzimit që çdo kryetar shteti të posedonte këtë gur si një lutje për paqe në botë”,-tha Umemoto.
Ky gur ka qënë pjesë e një rruge në Hiroshima, afër qëndrës së shpërthimit të bombës së parë atomike në 6 gusht 1945.Umemoto e cilësoi “Gurin e Paqes” si një dëshmi e pavdekshme e tragjedisë së vitit 1945, që i mori jetën rreth 100 mijë personave në Hiroshima dhe që do t’u tregojë njerëzve të këtyre shteteve se sa e shtrenjtë është paqja. “Shpresojmë vërtetë që fëmijët tanë do të jetojnë në një botë pa luftë, vrasje dhe urrejtje”,-tha Michico Umemoto.
Ne ceremoninë, ku të ftuar ishin përfaqësues të trupit diplomatik, artistë etj, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi, tha se shoqata ka si mision ruajtjen e paqes, në kuadër të së cilës i dhuron gurin edhe Shqipërisë. “Kjo shoqatë e nderuar dhuron sot ‘Gurin e Paqes’ me bindje të plotë se populli shqiptar do të ndajë me ta dëshirën për një botë pa luftë”,-tha Malltezi.
Shoqata “Guri për Paqe” u krijua në vitin 1991 me synim ndërgjegjësimin e njerëzve në mbarë botën për t’i kushtuar më shumë vëmendjen paqes dhe jeteses në paqe. Gurët ishin të shtruara nëpër rrugët e Hiroshimës kur bomba atomike u hodh mbi të në gusht 1945.
Me pas, kur u provua se gurët nuk kanë radioaktivitet të dëmshëm për njerëzit, rreth 10.000 qytetarë u mblodhën dhe pasi gdhenden në gur një imazh të Perëndeshës së Mëshirës, krahas fjalëve “Nga Hiroshima” vune dhe fjalë lutjeje për paqe.
Njerëzit mendonin se posedimi i gurit do të mund të zgjerojë lidhjet në të gjithë botën, duke treguar një dëshirë të patundur për paqe. Guri i parë për Paqe iu dhuruar po atë vit ish- Presidentit Alberto Fujimori të Perusë dhe atë e kanë pranuar vendet si, Rumani, Portugalia, Norvegjia, Bullgaria, Spanja, Hungaria, Finlanda, Italia, Danimarka, Britania, Austria, Gjermani, Polonia, Irlanda, Belgjika, Çekia, Luksemburgu. Lihtenshtein, Monako, Greqia, Sllovakia, Islanda, Bjellorusia etj. “Guri i paqes” nuk ka shkuar ende në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(e.m/ata/BalkanWeb)