E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia planifikontë ulë me 3 mld euroshpenzimet e shtetit

ATHINë- Ekipi ekonomik i qeverisë në Athinë hartoi një plan të ri ku parashikohet shkurtimi me tre miliardë eurove në sektorin shtetëror gjatë vitit të ardhshëm.
Qëllimi i këtij plani është ulja e deficitit buxhetor në normën e kërkuar nga BE dhe FMN.

Ky plan do të prekë pensionet dhe pagat e larta të nënpunësve shtetërorë. Pritet të ulen dhe shpenzimet e komunave, spitaleve, arkave dhe ndërmarrjeve në sektorin shtetëror.

Greqia në maj të këtij viti e shmangi gjendjen e paaftësisë pagesore të borxhit, pasi mori pjesën e parë të kredisë shpëtuese, një pjesë nga pakoja trevjeçare me një vlerë prej 110 miliardë eurosh nga FMN dhe BE. Në shtator do të marrë dhe pjesën e dytë nga kjo paketë me vlerë prej nëntë miliardë eurosh.
Vendi është angazhuar ta ulë deficitin buxhetor nga 13,6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në 8,1 për qind deri në fund të këtij viti.
(m.a/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›