E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungojnë investimetnë Bjeshkët mitiketë Tropojës

TROPOJë- Bjeshkët e Tropojës mbeten një legjendë jo vetëm e miteve dhe legjendave të krijuar me heronjë dhe zana, por tashmë për ti vizituar mund të shkojë kushdo, edhe pse investimet janë të pakta në infrastrukturë.

Pejsazhet ngjyra-ngjyra që krijojnë Bjeshkët e Tropojës, pranë majave më të larta të vendit tonë, Alpeve shqiptare janë një ftesë e pakrahasueshme pë rata që preferojnë turizmin malor. Vetë banorët e këtyre anëve janë të interesuar që vendorët por edhe qeveria të marë masa për të krijuar kushte për turizëm, pasi vendi është i mrekullueshëm.

Këtë pamje të gjelbëruar, me pisha, ahe e rudina, ajer të pastër dhe ujë të ftohtë, mund ta shohësh të tillë vetëm në 4 muaj të vitit, pasi në pjesën tjetër dëbora arrin deri në 5 metra. Nuk mungojnë edhe emigrantët që sapo kthehen në atdhe fillojnë të krijojnë për vete dhe fëmijët e tyre një turizëm pa cicëron, duke shëtitur nëpër bjeshkë, ashtu si kur ishin fëmijë. Gajtë verës banorët mblidhen në stane, aty ky nuk mungojnë edhe gatimet tradicionale pavarësisht distancës nga banesat rezidenciale.

Bjeshkët janë aq të njohura edhe për boronicën, një frut i vecantë dhe i lakmuar, që ritet vetëm në këtë lartësi, 2600 metra mbi nivelin e detit.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›