E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia reagon për ngjarjen e Përmetit: Të shqetësuar për dhunën ndaj besimtarëve dhe priftërinjve

protesta permetGreqia ka reaguar pas zbatimit të vendimit të gjykatave nga ana e përmbarimit, për ti kthyer Bashkisë së Përmetit Shtëpinë e Kulturës, e cila është përdorur nga Kisha Ortodokse për vite me radhë. Ministria e Jashtme greke, nëpërmjet një deklarate për shtyp, shprehet e shqetësuar për dhunën, sipas saj, ndaj priftërinjve dhe besimtarëve. Në deklaratë thuhet se Greqia uron që këto veprime të jenë kryer pa dijeninë e qeverisë shqiptare.

Jemi të shqetësuar për aktet e dhunës ndaj priftërinjve në Përmet. Dhuna ndaj besimtarëve dhe heqja e simboleve fetare janë veprime të papranueshme. Shpresojmë që këto veprime të jenë kryer pa dijeninë e qeverisë shqiptare, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›