E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia, rrezikon te mos paguaje dot borxhin ne javen e ardhshme

Greqia rrezikon qe mos ta paguaje dot nje kest te borxhit prej 5 miliarde eurosh javen e ardhshme. Ky eshte fakti te cilit duket se po i tremben lideret e Eurozones dhe qe ne baze te tij, i tremben dhenies se paketes shpetuese prej 174 miliarde euro. Ne fakt, zyrtaret kishin shpresuar qe te finalizonin nje program te ri, i cili e zgjat paketen shpetuese te Greqise me dy vjet deri ne 2016. Ky konkluzion, i cili u arrit ne nje takim te ministrave te Financave te Eurozones te henen, ne Bruksel, do te clironte kestin e radhes se ndihmes prej 31.3 miliarde eurosh, i cili po vonohet prej shume kohesh dhe per te cilin Athina ka shume. Por, sipas zyrtareve qe jane perfshire ne negociata, huadhenesi nderkombetare mbeten te percare se sa duhet te lehtesojne borxhin e Greqise dhe se kush do t'i mbarte humbjet nga ripagesat me te uleta te borxhit. "Ka ende nje sere ceshtjesh qe duhen zgjidhur", deklarojne ata.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›