Statusi, Schulz: Shqiperia eshte ne rruge te mire
Ne dhjetor mundesia e vendosjes se klauzoles per pezullimin e lirise se qarkullimit pa viza do te diskutohet ne Parlamentin Evropian. Cili eshte pozicioni i PE?
Me liberalizimin e vizave u vendos njekohesisht edhe nje mekanizem mbikeqyrjeje, per vleresimin e zbatimit efektiv te te gjitha masave dhe reformave te marra ne kuader te dialogut per vizat. Komisioni i BE-se paraqiti para pak kohesh nje raport te hollesishem per kete. Aktualisht Parlamenti i BE-se po diskuton ne komisionin pergjegjes mekanizmin per pezullimin e rregullit te levizjes pa viza dhe po zhvillon negociata perkatese me Keshillin e Ministrave. Por nuk mund te flas para kohe per diskutimet qe zhvillohen ne keto instanca. Ajo qe mund te them eshte se per Parlamentin e BE-se liria e vizave per qytetaret e shteteve te Ballkanit Perendimit ne kuader te integrimit evropian eshte nje nga perparesite me te prekshme dhe nje nxitje e qarte per te cuar perpara reformat ne fushen e drejtesise dhe rendit.
Vendet e Ballkanit kane marre nje sere masash per te shmangur keqperdorimin e liberalizimit te vizave. Sipas mendimit Tuaj cfare mund te behet me shume ne kete drejtim?
Ne te vertete ka ende shume per te bere per t'i dhene fund abuzimeve. Nder te tjera duhet te intensifikohen perpjekjet per zbulimin e "trafikanteve" si agjenci udhetimi apo sipermarrje transporti si dhe kontrollet nga autoritetet kufitare gjate daljes nga vendi. Por akoma me shume sukses premtojne sipas mendimit tim fushatat e informimit dhe sensibilizimit ne keto vende per te terhequr vemendjen per pasojat e shkeljes se rregullave. Para se gjithash duhet te permiresohet dukshem mbeshtetja per pakicat, vecanerisht per komunitetet rome.
Pak kohe me pare Komisioni i BE-se prezantoi raportin e progresit. Per Shqiperine, Maqedonine dhe Serbine lajmet ishin te mira. Por perspektiva e anetaresimit lidhet me kushte te forta. Cfare intervali kohor konsideroni Ju te mundshem per anetaresimin e ketyre vendeve?
Raportet e komisionerit per zgjerimin Füle, ishin pozitive per Shqiperine, Maqedonine dhe Serbine. Ne kete moment nuk e konsideroj me vend te spekuloj per kohen kur mund te behet anetaresimi. E qarte eshte se vendet e permendura kane perspektive evropiane. Por e qarte eshte gjithashtu se per t'u anetaresuar ne BE duhet te permbushen te gjitha kriteret qe jane te njohura dhe te njejta per te gjithe: kriteret e Kopenhages, si per shembull rendi demokratik dhe i shtetit ligjor, respektimi i te drejtave humanitare dhe civile, respektimi dhe mbrojtja e pakicave, nje ekonomi tregu funksionuese si dhe pranimi e zbatimi i gjithe kuadrit ligjor te BE-se, te ashtuquajturit "acquis communautaire". Pa permbushjen e ketyre kritereve nuk mund te kete anetaresim. Por Shqiperia, Maqedonia dhe Serbia jane ne rruge te mire.
Si mund te garantoje BE-ja qe ne Shqiperi dhe vendet e tjera aspirante apo tashme kandidate demokracia dhe shteti ligjor funksionojne vertet sipas modelit te BE-se?
Pergjegjesia per permbushjen e kritereve te anetaresimit bie ne radhe te pare tek vendi kandidat. Sigurisht BE mbeshtet ne keto vende procesin e reformave. Ne Shqiperi fjala eshte ne radhe te pare per forcimin e metejshem te shtetit ligjor, garantimin e aftesise funksionuese te ekonomise se tregut, reformat ne fushat e drejtesise dhe administrates publike dhe intensifikimin e luftes kunder korrupsionit, kriminalitetit te organizuar dhe pastrimit te parave. Konstatoj me kenaqesi se eshte arritur jo pak ne zbatimin e reformave, por i bej megjithate thirrje te gjithe atyre qe jane pergjegjes per keto reforma qe te vazhdojne me vendosmeri ne kete rruge dhe te kene guxim per te ecur perpara.
Komisioni i BE-se propozoi edhe MSA-ne per Kosoven. Sa realist eshte nje vendim pozitiv i Keshillit per kete, kur dihet se pese vende anetare vazhdojne ta refuzojne njohjen e Kosoves?
Megjithese pese vende anetare nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves, ekziston mendimi i perbashket se Kosova ka nje te ardhme evropiane dhe duhet te kete perspektiven e anetaresimit ne BE. Mundesia e arritjes se nje marreveshje asociim-stabilizimi do te thote qe autoritetet dhe qytetaret e Kosoves kane mundesine te bashkepunojne me BE-ne ne zbatimin e atyre reformave qe jane te nevojshme per te ecur perpara dhe per te garantuar pa kufizime shtetin ligjor dhe respektimin e te drejtave te njeriut. Me tej, ky eshte edhe nje sinjal me shume qe tregon se Kosova ka shansin te ndjeke ne perputhje me perspektiven evropiane te njejtin kurs si te gjitha vendet e tjera te Ballkanit Perendimor.